Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar të Partisë Demokratike është shoqëruar me debate midis kryetarit Lulzim Basha dhe të ashtuquajturës “garda” e vjetër në Parti.
Raportet për humbjen e zgjedhjeve si dhe deklaratat nga kryetarë të degëve në rrethe që shpesh kundërshtojnë figurat qendrore, duket se ka krijuar pakënaqësi jo vetëm tek Genc Ruli, por edhe tek emra e tjerë brenda Partisë si të Bodes, Imamit, Bregut, etj.
Në diskutime është përfshirë edhe ish-lideri Berisha, i cili ka deklaruar se nuk është normale që të ketë sulme denigruese ndaj ish-ministrave.
“Është normale të ketë debate brenda partisë. Por nuk është normale të ketë sulme denigruese ndaj deputetëve apo ish-ministrave demokratë. Kjo situatë duhet të marrë fund”, ka deklaruar Berisha, duke iu drejtuar Bashës.
Debatet në mbledhjen e grupit të PD-së:
-Genc Ruli: Ti kryetar duhet të ndalosh sulmet e paprecedenta të disa njerëzve pa kontribute në PD ndaj një elite politike që kanë kontribute në parti.
-Sali Berisha: Është normale të ketë debate brenda partisë. Por nuk është normale të ketë sulme denigruese ndaj deputetëve apo ish-ministrave demokratë. Kjo situatë duhet të marrë fund.
-Lulzim Basha: Duhet të bëhet një herë analiza e hollësishme në çdo degë, për të përcaktuar se kush ka të drejtë të ankohet dhe kush jo.
-Genc Ruli: Në se do të na bindësh se sulmet e këtyre individëve ndaj nesh nuk janë mbështetur prej jush, atëherë pse hesht dhe nuk reagon ndaj tyre? Në PD nuk ka ndodhur asnjëherë të drejtohen sulme të tilla dhe kryetari të qëndrojë indiferent. Ç’është kjo indiferencë e juaja? Është pa logjikë ndarja në politikanë të vjetër dhe të rinj. Në politikë nuk ka të vjetër e të rinj sepse politika nuk ka moshë. Një tokë që nuk mban pemën e vjetër, nuk mban dot as pemën e re veçse shkurre e bar. (Largohet nga mbledhja)
-Arben Imami: Ky lloj sulmi nuk ka ndodhur asnjë herë në historinë e kësaj partie.
-Lulzim Basha: Ata duan të tërheqin vëmendjen nga çështja CEZ.
-Edi Paloka: Duhet të fokusohemi tek rendi i seanca, se këto gjëra do të zgjidhen në bazë, nuk zgjidhen sot.
-Majlinda Bregu: Ti do të na mbyllësh gojën, me këto fjalë, ti na mbyll gojën.
-Edi Paloka: Unë nuk ta mbyll gojën, por ne duhet të fokusohemi tek seanca, mbledhja e grupit është për këtë punë, të flasim si do të operojmë në seancë.
-Majlinda Bregu: Nuk mund të na e mbyllësh gojën.
-Edi Paloka: Mbledhja e grupit nuk është për të bërë analizën e rretheve, nuk bëhet analiza në grup, do e bëjmë në bazë, ata e dinë, se kush ka punuar dhe kush nuk ka punuar dhe ata do na e thonë.
-Astrit Veliaj: Edhe unë kamë shprehur mendime kritike ndaj partisë, por kjo nuk do të thotë se unë nuk kam punuar në fushatë, unë kam punuar me bazën dhe morëm rezultat pozitiv. Kritikat që dalin nuk tregojnë se ata duhet të hiqen.
-Edi Paloka: Jeni bërë si Ballist Morina për qeverinë, ata sulmojnë PD-në dhe nuk flasin në parlament kundër qeverisë.
-Edmond Spaho: Unë jam krenar për këtë opozitë, po më duket vetja si në kohen e shokut Enver, ku flisni se keni fituar zgjedhjet.
…jam krenar per kete opozite…Ta thote nje rrondokop me diplome Vitrina,hajde de,por ta thote nje qe te dy palet e quajne ”Profesor”,do te thote se logjika ne kete vend ka marre fund.Si ka mundesi te jete krenar,kur mua me vjen turp qe kemi kete opozite.Mgjse nuk kam arritur kurre ta afroj,do doja te ishte sado pak dinjitoze,por jo,nuk ka asnje nuance te tille.E pate ne TV se ne Lushnje Basha kishte 38 vete ne shesh,ndersa ne RD dukeshin te pakten 1000 vete.Turp.
Ethos, Pathos dhe Logos!
Thuhet se arti dhe talenti per te shprehur mendimin eshte instrument i fuqishem per te arritur qellimet politike. Tek debatet e ketyre foshnjoreve te politikes vihet re nje gjuhe te thate, tejet e zbrazet, e cila deshmon nivelin e ulet te formimit.
Mjere ne c’na ka gjetur!