Deputetja demokrate Grida Duma ka komentuar sot nga studio e emisionit “Kjo Javë” të Nisida Tufës deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili kritikoi qëndrimin e saj pas rrjedhjes së votave të PD në Kuvend për votimin e Gramoz Ruçit si kryetar Kuvendi. Ajo ka folur edhe për debatin që zbardhën mediat në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar demokrat.
Grida Duma: Në kaq vite që s’janë fare pak unë e kam ndërtuar parimet dhe etikën time të të sjellurit dhe është të mos dal në kundërshti jo e jo, po as të mos tentoj të tejkaloj masën e asaj që është e duhur në qëndrimin e përbashkët të grupit politik.
E quani qëndrim të përbashkët?
Grida Duma: S’po ju them asgjë më shumë se ç’duhet të them sa i përket asaj që i takon publikes, sa i takon asaj që është e brendshme në diskutimet brenda grupit parlamentar nëse do ishte me kamera brenda dhe nëse do ishte ky rregulli, mua mirë do më vinte të kishim kamerat brenda në cdo rast, perfshi këtu edhe rastin e mbledhjes ku eshte diskutuar kjo ceshtje, dhe ku media kanë prerë momente të cilat të prera jashtë kontekstit.
E keni për deklaratën tuaj?
Grida Duma: Për gjithcka ndodhi brenda mbledhjes së grupit parlamentar. Të jeni të sigurt që unë nuk i shkel as etikën dhe as parimet e mia dhe kaq kam për të thënë në këtë kontekst.

Lulezoi dhe u tha,si gjithe bimet shterpe.
Po edhe ti e trembur moj cike, po pse moj ca u ben Saliu qe e paskeni kaq frike.Hej vaj medet, nganjehere doni kamera se mendoni se e keni te drejten me vete po nuk u lene te flasin hapur shefat, nganjehere e keni leprin ne bark vete, me tamom perfaqesues te popllit.