Debati me Stefanin të mbyllet, se është pa bereqet

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

 

Falënderojmë gazetën e shkëlqyer Dita që na krijon hapësirë dhe ngrohtësi për të shprehur mendimet tona për këtë vend që i vumë kazmën dhe kemi 26 vjet që nuk po e biem në vete. Mendoj që debati me Stefanin të mbyllet, se është pa bereqet. Më vjen keq që jam shprehur disa herë me konsideratë për të, po dola i zhgënjyer, se tradhtia e ka në gjak pabesinë. Ai doli hapur si tradhtar, se tradhtoi dhe veten e tij. Tashti ai më ngjan si ai kaposhi i egër që u sulet të gjithëve për t’i çjerrë, po gënjehet se i ka thonjtë të shkurtër e nuk ka forcë për të çjerrë. Historia është vulosur me gjak të shenjtë dhe nuk ka zot në botë ta cenojë. Tradhtisë do t’i thosha dy rreshta: T’u vulos vula në djep, që kur ishe 4 vjeç. Beqar Skënderi, Tiranë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *