Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit ka reaguar pas përplasjes që ndodhi në Bruksel me përfaqësues të opozitës, të cilët kërkuan largimin e tij nga salla.
Ai tha se sjellja e PD në Bruksel nuk e prishi qëllimin e mbledhjes.
“Kurrë Shqipëria nuk ka pasur kaq shumë miq në PE sa ka sot. Sjella e PD në Bruksel nuk e prishi qëllimin e mbledhjes. Shfaqja e opozitës në PE, një akt i turpshëm”, tha Balla.
o.j/dita
