Debati për armët, kaos në Kongresin Amerikan

Elton Tafaruci

Debati për armët ka shkaktuar një gjendje kaotike në Dhomën e Ulët, të Kongresit Amerikan. Demokratët bllokuan në grup podiumin për të kërkuar votimin e legjislacionit për kontrollin e armëve.

Përfaqësuesit demokratë folën para kongresmenëve dhe kërkuan nga kreu i Kongresit Paul Ryan që të anulonte pushimin e planifikuar për javën e ardhshme.

Siç raporton BBC, ata u ulën në dyshemenë e Dhomës dhe protestuan për rreth 10 orë. Pavarësisht përpjekjeve të Ryan për të rivendosur rregullin, ata këmbëngulën në kërkesën e tyre, ndërsa nuk munguan dhe debatet e forta me palën republikane.

Kërkesa e demokratëve vjen pas masakrës me 49 të vrarë në një klub në Orlando, më e rënda në historinë e Amerikës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *