Debati për gjuhën, Rrokaj: T’u hapet rrugë dialekteve, por pa ndëshkuar standardin

anazapta

Vitet e fundit, rishikimi i gjuhës letrare dhe hapja e saj ndaj dialektit geg në veçanti ka shkaktuar debate si në qarqet akademike, edhe në opinionin e gjerë. Debati rindizet sa herë që Këshilli Ndërakademik sjell propozime të reja.

Ditët e fundit, propozimi i  Këshillit Ndërakademik për një sërë ndryshimesh në drejtshkrimin e shqipes, veçanërisht shumësin e emrave, u pasua nga reagime të shumta nga gjuhëtarë e studiues në media, ndërsa rrjetet sociale u mbushën me diskutime interaktive, në shumicën e herëve ironike.

Për prof. Shezai Rrokajn, dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, njëkohësisht anëtar i Këshillit Ndërakademik, diskutimi shtrohet në dy drejtime: sa është përvetësuar standardi; dhe si ka evoluar gjuha shqipe në këto 40 vjet. Në një intervistë për gazetën MAPO, Rrokaj thotë se projekti i 22 anëtarëve të Këshillit Akademik për ngritjen e problemeve që ka sot gjuha shqipe po shkon drejt fundit, ndërsa lidhur me mënyrën se si do të procedohet më tej, vendimi u takon dy shteteve: Shqipërisë dhe Kosovës.

Rrokaj thotë se pavarësisht se si gegërishtja, edhe toskërishtja kanë qenë alternativa të drejta për ngritjen në standard, tashmë ky diskutim është i tejkaluar. “Sot problemi është i ndarë. Shqiptarët nuk mund të kenë më luksin të investohen në krijimin e një standardi tjetër, ca më tepër në kushtet e një gjeopolitike e cila kërkon që ta unifikojë kombin. Sot ne përballemi me një realitet të ri që, pas 40 vitesh, siç ndodh në të gjitha vendet e botës, standardi duhet riparë”.

Rrokaj shprehet se ndërrimi i pushteteve shpeshherë ka ndikuar edhe në qëndrimet ndaj gjuhës; se duke qenë udhëheqja nga jugu, vuri toskërishten. “Ndërkohë kur vjen e djathta, kërkohet të imponohet gegërishtja. Unë dhe kolegët e mi në Këshillin Ndërakademik nuk jemi mbledhur për ta parë problemin kështu, por ne jemi aty për të gjykuar se kjo arritje e madhe, që është standardi në një periudhë 40-vjeçare dhe ca më tepër 20-vjeçare me ndryshimet gjeopolitike, ka nevojë të verifikohet, ka nevojë të ushqehet sepse një nga parimet edhe të Kongresit të Drejtshkrimit ishte se ushqimi i standardit janë dialektet. Duhet ta lëmë përkatësinë krahinore në një anë”, thotë ai.

Profesori i gjuhësisë thotë se është kundër ndëshkimit të atyre formave që janë fiksuar në Kongresin e Drejtshkrimit, “sepse gjuhëtarët nuk mund të ndëshkojnë, ata nuk e kanë këtë të drejtë”.

“Duke qenë se standardi është në proces, në rastet kur standardi e ka shumësin me ë dhe del një shumës me a që ka një përdorim të gjerë, ne nuk mund të ndëshkojmë ata që e përdorin shumësin me ë, por mund t’i hapim rrugë që krahas saj folësi të ketë të drejtën e zgjedhjes; pra të quhet e rregullt edhe me a ose me ra, edhe me ë”, thotë ai.

Share This Article
6 Comments
  • SHume dakort qe te perdoret dialekti gege,por absolutisht kunder i perderomit te dialektit MALOK.

    • Anti shqiptarit Shezai RRokaj!!!
      Standarti i Gjuhes shqipe eshte SANKSIONUAR ne 1972 dhe eshte bere norme kudo!!!
      Ti,apo dikush tjeter mund te kerkoje edhe nderrimin e ALFABETIT ne kinezet apo arabet!!!
      Gjuha zyrtare nuk ka pune me dialektet,por ajo eshte vendosur e nuk mund te ndryshoje!!!
      Ne se nje shkodrani nuk i pelqe,po kur shkon jashte shtetit pse i duhet AGLISHTJA???
      Nje bote e tere ka pranuar si gjuhe te pare ANGLISHTEN,atehere si nuk mund te pranohet ne Shqiperi STANDARTI AKTUAL???
      Ketu gjukohet politikisht:
      Kete standart e ka miratuar Enver Hoxha,prandaj ta hedhim poshte!!!
      Mos ka nevoje,zoterinj serbe,qe t’i HYME NJE LUFTE CIVILE midis shqiptareve,qe te nendoset me FORCE se kush do sundoje ne Shqiperi???
      Kosovaret kane shtetin e tyre!
      Ne se nuk u pelqen standarti yne,le ta sajojne vete!!
      Ose me mire le te mbajne SERBISHTEN,mne qe ndaj saj kane qendruar GATI-TU tere jeten!!!

      • Të merresh me ndryshimin e gjuhës standarte të sanksionuar mrekullisht prej kohësh është si të minosh themelet e një shteti.Ata që ngulmojnë në këtë pikë janë ose naivë dhe miopë ose antishqiptarë të shitur.

    • Une propozoj,qe ta hedhim poshte edhe alfabetin edhe gjuhen dhe ta fillojme komunikimin me SHENJA!!!
      Jemi popull i zgjuar,qe ndjejme kenaqesi te shkojme neper shpella prap!!!
      Eshte mire,qe te konsultohemi me ZULUTE se perkthyes kemi Mucin!!!
      Kosovareve u rekomandoj gjuhen e mongoleve!!

  • If it ain’t broke, don’t fix it.
    ____________________

    Eshte nje shprehje standarte ne Angl., ” Nese dicka nuk eshte prishur, s’ke cti rregullosh”

    Ne praktike apo me Ligj, askush s’ndalon askend te flase dhe shkruaj ne dialekt. Harroni ndryshimet, pushtetet e gjeo-politken; injoroni kerkimet nga nje dialekt dhe tjetri per ri-shikime. Gjithshka eshte ne rregull. Ruani Standartin dhe lereni gjuhen te evoloje sic ndodh kudo tjeter.

  • Nen presionin e rrugacerise politike nga veriu ju z Shezai,po tentoni te shkaterroni nje arritje te rendesishme te shkences se gjuhesise te shek. 20 ne Shqiperi,pikerisht te hidhni poshte vendimet e Kongresit te Drejtshkrimit te vitit 1972.Ne radhe te pare ju akademiket e sotem,(te mos flas per pseudopedagoget e universiteteve kioska te Shqiperise) po fusni ne “Proces legalizimi”variantet e jashtligjshme te fjaleve,format e parregullta ,jo sintaksore te fjalive,zgjedhimet dhe lakimet si te Mark Ukut,dhe t`i quani prurje dialektore.Se dyti,brezi i pedagogeve te sotem eshte shume larg formimit profesional te figurave te shkences Shqiptare,autore te kohezionit gjuhesor te kombit,si:Eqrem Cabej,Mahir Domi,Kostaq Cipo,Alexander Xhuvani,Dhimiter Shuteriqi,Rexhep Qose,Idriz Ajeti,.E ke parasysh besoj polemiken:”Kunder pseudo filologeve” te Eqrem Cabeut,shkruar kur kolosi i gjuhesise ishte ende student ne Vjene.Shkoni mbaroni studimet ne universitetet serioze te Europes ,e mos na sillni diploma kursesh me vulen e Oksfordit,mos beni te bijen e Xhozeleshit pedagoge,zedhenesen e PD,qe po i del injoranca nga syte .Me te tille standarte te trupave akademike,nuk e keni tagrin te fusni duart ne gjuhen shqipe!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *