SMS në DITA
Në 0689073730
Më habit ky debat kaq i zjarrtë për kodin IMEI. Meqë jam i kësaj fushe do doja të ndaja me ju thjesht disa detaje teknike sa për të kuptuar se sa i kotë është ky debat. IMEI është thjesht numri identifikues i aparatit celular si pajisje. Ai është unik për çdo pajisje, njësoj si numri serial i televizorit, mikrovalës etj. Praktikisht organet e ndryshme (të ekzekutivit apo SHISH ose Prokuroria) kanë akses në bazë të ligjit dhe janë në dijeni të çdo numri celular dhe personit posedues. Kështu që bie poshtë komplet ideja që, medemek, tani që qeveria do të dijë edhe kodin IMEI do të marre vesh se kush është fejuar, martuar dhe ça pozicioni përdor në seks një abonent. Pa qenë nevoja fare e kodit IMEI, një nga organet e mësipërme, mund të përdorë listën e numrave të celularit të regjistruara për të gjurmuar dhe përgjuar çdo abonent të kompanive celulare. Nga Genti
