Debati që na hapi Mihali

redaktor

Nga Auron Tare

Tani që gjakrat u qetësuan pas incidentit te Porto Palermos mendoj se ja vlen një debat profesionist larg politizimit mbi problematikat e mëdha që ka turizmi shqiptar.

Publiku në fakt pa dhe u tmerrua me pjesën përjashta te furgoni por një debat i mirëfilltë profesional duhet të flasë edhe për pjesën e brendshme të furgonit.

Pra shërbimin turistik dhe vizitorët.

Ky debat mendoj unë është edhe thelbi i problematikës së turizmit shqiptar.

Mihali e mori gjykimin publik por profesionistët duhet të debatojnë dhe të nxjerrin përgjegjësinë paksa më thellë. Mbi cilësinë e guidave, licensimin e tyre profesional dhe jo fiktiv, licensimin e shoferëve që punojnë në sektorin e turizmit, përgatitjen e tyre profesionale.

Kompania që organizonte këtë grup spanjollësh, çfarë licensimi ka psh?

Në Sarande më thanë që kjo kompani e përdorte gjithmonë restorantin Pa Norma si pjesë e ndalesës turistike. Pra a kanë qenë guidat dhe shoferi të përgatitur për një shërbim turistik profesional apo ashtu alla shqiptarçe kanë filluar një sherr që përfundoi si një film aksionesh?

Duhet thënë se ata që punojnë me turizmin sot në Sarandë janë pjesa më e madhe të marre nga rruga, me paga shumë të ulëta të pa trajnuar dhe të pa përgatitur.

Ky është realiteti i terrenit.

Shikoni në Sarandë pleq dhe plakat të ulura anës rrugës me tabela në duar ku shkruhet Rooms for rent. Imagjinoni se çfarë shërbimi turistik mund të afrojë ky kontigjent qytetarësh që kanë lënë kopshtin pa ujitur dhe dalin rrugëve për të peshkuar ndonjë hallexhi, vizitorët apo turistët.

Vërshimi i një numri turistësh në Shqipëri e ka gjetur vendin të pa përgatitur si në aspektin e infrastrukturës së shërbimit si në mentalitetin e vendit për të krijuar një industri shërbimi.

Imagjinoni se çfarë po ndodh në Sarandë përshembull kur dy herë në javë vjen një anije kruaziere loë cost e cila zbret në qytet 3 mijë turistë që bredhin rrugëve gjysëm të zhveshur duke sjellë një impakt real në kulturën e këtij qyteti të vogël.

Imagjinoni fshatra të vogla në përgjithësi tradicionale që papritmas përballen me një numër të lartë të huajsh që sjellin edhe ata një kulturë të ndryshme.

Të gjitha këto krijojnë një impakt si në kulturën e vendit si në natyrën e vendit. Çështje që as nuk i ka menduar kush t’i adresoje si një rrezik potencial në zhvillimin e turizmit.

Mund të rendis edhe një mori pikash të ndryshme në këtë shkrim por do të doja me të vërtetë një bisede profesionale mbi këto çështje.

Share This Article
18 Comments
  • Nje ish-oficer dhe sportist i deshtuar qe ben historianin kerkon llogari per trajnim te guidave. Ky eshte kulmi!!!
    Ti je shembulli tipik i demokracise ku robi ben c’ti doje menderja.

    • Jam sh dakort me komentuesin.
      Ne kete lloj demokracie, njeres pa asnje merite, por me “fat”, si shko I Rames minister I Kultures, filloi pune si drejtor I Butrintit.
      Kujtoi se arriti majat e olimpit ne keto vite, qe diti te perfitoje nga terreni dhe jep mend ne te gjitha fushat.
      Keta dreqer ta çpifin t”I lexosh

    • Ne vend qe edhe ti te japesh mendimin tend per te permiresuar sadio pak kete kaos qe ka perfshire turizmin merr mundimin te kritikosh ata pak njerez qe me te vertete japin nje kontribut te vyer ne kete fushe , turp per kete race njerezish qe vetem kritikojne cdo mendim sado modest

  • Auron po kujt ia kerkon ti keto qe shkruan? Po pse si ben? Po thuaja atij shokut tend krieminister se mbase te degjon.Nuk e ka fajin samari e ka gomari.Ai shoferi dhe guidatori, copa e mishit me dy sy. Injoranter dhe legena, me fjalor dhe dhune te ushtruar ndaj Mihalit.Desh e vrane ate te vafrin Mihal, per tre kilometra. Te ndalonin, te sqaroheshin me te, se nuk i vriste me celular ne dore, se nuk kishte as, thike, dhe as nje arme tjeter.Bashke me ministrin budalla te turizmit qe kemi peshqesh nga Rama duhet te denohen dhe , guidatori dhe shoferi.

    • @Spanjplli

      Te drejte ke. Makina ishte arma… Jo se Mihali nuk ka 1000 kusure te tjera.

      Pra spanjollet duhet te ishin duke dhene shpjegime tani, bashke me Mihalin, jo te mbroheshin nga qeveria.

      Me kete qe beri qeveria, Mihali e fiton gjyqin, po ta kerkoje, deri ne Strasburg: E fiton per gjykim te ndikuar politikisht.

    • O spajnollo po kete po shkruan edhe Auroni. Nuk mund te fajesohet nje person por duhet e pare e gjithe ngjarja dhe jo vetem ajo po kush i leshon keta njerez te punojne ne kete sektor

  • Po ik mor pordhe, dashke guida turistike ti..ti licencosh dhe ti taksosh. Ik mor plere se nuk kane njerezit si te hane buke, ty te ben bezz miza.
    Do ti mbash ti gje me leke njerezit, ato plakat dhe pleq qe dalin rrugeve me tabela ne dore?
    Ti do tu japesh edukim guidash?
    Ik mor qen, shiko gansterin palaco qe ulerin dhe godet njerezit te hane buke me zor. Mesoi te sillen si njerez qe te kene qef te tjeret te vene me qef perseri, dhe jo te marrri dynjaja lemerine.Do e kesh mik qe e mbron duke sulmuar ata djemte..
    Shiko te mirembash kalate dhe guret historike qe i le shteti rrugeve dhe nen rruge pse ka vemje si puna jote qe bejne sehirxhiun dhe sulmojne hallexhiun

  • Ok te themi qe Auroni ja futi kot. Po mire ti Spanjoll apo ti Besniku i Partise me lloj lloj pro europianesh e Alush zhelesh,, shkoni dhe bejini ate vend , me ata lloj palloshesh politikane . Shkoni dhe vazhdoni me Salushet ,Lulushet ,Lirushet e Monushet me kompani . Nuk besoj tek Edushet,,,, por te dashur kohe shume, ( sepse e shoh keni mundesi te jepni mendime kohe pa kohe), duhet te thoni se si ai vend mund te behet, jo per ne brezin tone ,se ne e hengrem por femijet tane , niperit dhe mbesat . Thuajeni ate qe ne te vertete jua ka bere helm zemren dhe lerini ne nje ane tifozlleqet , dhe hunden perpjete per te cilen shquhemi .Eshte koha me ne fund ti shohium gjerat me te gjithe koloritin qe e nesermja e femijeve te behet me e sigurte pse jo edhe per ne te gezojme ne ate vend qe eshte i yni dhe te ndjehemi krenar per ate qe zoti na ka fal, pse jo te jemi krenar per ate qe te paret na kane lene ,por te te tregojme dhe vlerat ,,,se ne fakt kemi dhe ne vlera por disa capacule na perlyejne per dite . Dhe miqte e mi kur ksisoj perlyejme veten na vejn marre, ( sic thone nga Shkodra Loce) tek te tjeret pisllekun e tyre, na e flakerijne syve….. Dhe ne te varferit ashtu fytyre vrare nga dhembja jone, dhe laparosur nga llumrat pa dogane te palove bisht perpjete , turremi te gjejme te mirin dhe te keqin me vedit. Boll me ksisoj historish, miq dhe armiq, te kuq blu dhe te verdhe, pederaste apo te virgjer .Ata dhe ato jane lloji jone . Sa me shpejt ne te mbedhim mendjen, ata dhe ato, them me bindje jane jashtqitja jone, do t’na lene te qete qe e ardhmja e femijeve , niperve dhe mbesave te jete me e sigurt.

  • Çfar bënë Auron ? Përse nuk ndëry apo e kalon kohën duke gjuajtur PESHK dhe konsumuar te lokali i Mihalit. Sali Berisha është kriminel po një fjalë që tha në parlament për Koço Kokëdhimën nuk bie në tokë ,kur i tha ti je Koço Kokëdhija .

    Përse Auroni nuk i përmend mbiemrin Kokëdhima apo na cënohet figura e KOÇO Kokëdhimës ?,por thot si me përkdhekli “debati që na hapi Mihali !!!!!? “…..

  • Pa dashur te anashkaloj anen profesionale te shoferit dhe shoqeruesit (niveli shume i ulet) problemi ketu eshte akoma me i thelle
    Edukata qytetare edukata shoqerore jane indikatoret jo vetem i ketij rasti por edhe i shume problematikave qe ndodhin ne shqiperi
    Ne nuk dime dhe nuk duam te dallojme ku fillon dhe ku mbaron kufiri i veprimit dhe i te drejtave tona
    Ne duam te bejme policin ne duam te bejme gjykatsin dhe gjerat perfundojne ne te tilla skena

  • O Tajar, u ftofsh ne tajare, po pse nuk ke folur deri dje kur ishe drejtor dhe flet tani qe nuk je, sepse ne 6 vite qe ishe drejtor, pagueheshe per turizmin por flisje vetem per bandat e diversanteve dhe asnjehre per bregdetin apo turizmin qe kishe detyre

  • Rracedhjeret dhe gjakdhjeret ja arriten qellimit qe nga nje Perle Sarande te bejne nje hale Sarande !

  • Debatin e hapi turisti spanjoll, se Po ishte uropian ne ulim breket.

    Ky zoteria eshte ne tip “monstre”, por nuk eshte per burg.

    Burgun e ka nga qe ne ulim breket para uropianeve.

  • Ne vajtem aty per te ngrene. Dhe dhene urdhrin qe te na gatuanin nje peshk te mire. Ai shqiptari qe ne drejtonte kishte nje plan qe te kthehej ne Sarande sa me shpejte. Dhe na tha neve. Hani gjysmen e peshkut dhe shpejt te ikim se jemi vone. Ai na tha qe do ti thoshte pronari qe nuk na pelqeu sherbimi dhe sdo paguanim. Kur sa ikem shpejte na del pronari perballon makines. Ai na thote, po mire ju gjysmen e peshkut e hengret tani doni te ikni pa paguan? Shofer ja mesyn gazit qe edhe po qe nevoja ta shtype pronarin. Kuptohet nese pronari vdiste do te thonim sepse ndodhi per vetembrojtje. Pjesen tjeter ju e keni pare ne xhirim. Tani njerez ju mendon vete! A nuk ishin ne viktime? Apo mbase keni ndonje mendim tjeter?

  • TI JEPET QEZARIT CFARE ESHTE E QEZARIT !

    – Zoti Tare ka te drejte !

    Si udherrefyesi edhe shoferi ishin me llum se llumi.
    Sharjet e tyre te vetkapura ne kamera ua kalojne cdo rrugaci te shkalles se fundit.
    Anglishtja e tyre ishte mjerane.
    Ne vend te benin zjarrfikesin ata bene zjarrvenesin qe ne fillimin e konfliktit qe duhet ta kishin parandaluar.
    Nese spanjollet e hengren ushqimin dhe pasi u denden u kujtuan se ai nuk ishte i mire sepse s’ kishin ku ta conin me ata duhet detyrimisht duhet te paguanin deri ne qindarken e fundit.
    Po te kishin ankesa mund te silleshin si njerez.
    As kryeministri as ministri i Turizmit nuk jane as police, as hetues, as prokurore dhe as
    gjykates.
    Ne Evrope shkohet si Evropiane jo si sallahane, si i barabarti me te barabartin.
    Show i ministrit te Turizmit Klodian nuk e ndihmon turizmin shqiptar as imazhin e Shqiperise. Ai sherben me shume si frymezim per aventuriere turistike qe te ndjekin shembullin e turisteve spanjolle per te henger, per te piré e per te livadhisur falas… e per te marre edhe tufa me lule ministrore e banket me taksat e mundin e shqiptareve …
    Nese lokali eshte pa leje eshte faji i qeverise qe duhet te qeverise dhe jo kakarise si dhe i nepunesve te tyre jo i Mihalit.
    Detyra kryesore e qeverise eshte te mbroje te drejtat e qytetareve, votuesve dhe taksapaguesve shqiptare dhe ligjin.
    Nga videoja duket qarte qe shoferi dhe guida kane shkelur hapur ligjin duke ofenduar rrugecerisht, kercenuar me jete, plagosur dhe rrezikuar jeten e Mihalit qe u kerkonte te ndalonin makinen dhe ata vazhdonin per tre a me shume kilometer ne vend te ndalonin dhe prisnin forcat e rendit.
    Ne fund te fundit Mihali mbronte djersen dhe mundin e vet dhe familjes se vet.
    Sipas deshmitareve te pranishem ne vendin e ngjarjes ne disa televizione Mihal Kokedhima nuk kishte ushtruar dhune ndaj tyre vetem kishte kerkuar te paguanin.
    Sic e tregon qarte videoja virale e vetmja arme qe kishte Mihal Kokedhima ne doren e plagosur ishte celulari i tij.
    Perplasja e tij me nje shtylle apo tabele mund ti kushtonte edhe jeten cka do ta kthente edhe shoferin edhe guiden ne vrases.
    Ndaj policía dhe prokuroria te hetojne profesionalisht dhe te mos ndikohen nga show politiko- turistik i qeveritareve.
    Ndaj ligj dhe drejtesi te paanshme.
    Ti jepet Qezarit cfare eshte e Qezarit!

  • Perditesim

    Si TI JEPET QEZARIT CFARE ESHTE E QEZARIT !

    – Zoti Tare ka te drejte !

    Si udherrefyesi edhe shoferi ishin me llum se llumi.
    Sharjet e tyre te vetkapura ne kamera ua kalojne cdo rrugaci te shkalles se fundit.
    Anglishtja e tyre ishte mjerane.
    Ne vend te benin zjarrfikesin ata bene zjarrvenesin qe ne fillimin e konfliktit qe duhet ta kishin parandaluar.
    Nese spanjollet e hengren ushqimin dhe pasi u denden u kujtuan se ai nuk ishte i mire sepse s’ kishin ku ta conin me ata duhet detyrimisht duhet te paguanin deri ne qindarken e fundit.
    Po te kishin ankesa mund te silleshin si njerez.
    As kryeministri as ministri i Turizmit nuk jane as police, as hetues, as prokurore dhe as
    gjykates.
    Ne Evrope shkohet si Evropiane jo si sallahane, si i barabarti me te barabartin.
    Show mediatik i ministrit te Turizmit Klosi nuk e ndihmon turizmin shqiptar as imazhin e Shqiperise.
    Ai sherben me shume si shembull dhe frymezim per aventuriere turistike qe te ndjekin shembullin e turisteve spanjolle per te henger, per te piré e per te livadhisur falas… e per te marre edhe tufa me lule ministrore e banket me taksat e mundin e shqiptareve …
    Nese lokali eshte pa leje eshte faji i qeverise qe duhet te qeverise dhe jo kakarise si dhe i nepunesve te tyre jo i Mihalit.
    Detyra kryesore e qeverise eshte te mbroje te drejtat e qytetareve, votuesve dhe taksapaguesve shqiptare dhe ligjin.
    Nga videoja duket qarte qe shoferi dhe guida kane shkelur hapur ligjin duke ofenduar rrugecerisht, kercenuar me jete, plagosur dhe rrezikuar jeten e Mihalit qe u kerkonte te ndalonin makinen dhe ata vazhdonin per tre a me shume kilometer ne vend te ndalonin dhe prisnin forcat e rendit.
    Ne fund te fundit Mihali mbronte djersen dhe mundin e vet dhe familjes se vet.
    Sipas deshmitareve te pranishem ne vendin e ngjarjes ne disa televizione Mihal Kokedhima nuk kishte ushtruar dhune ndaj tyre vetem kishte kerkuar te paguanin.
    Sic e tregon qarte videoja virale e vetmja arme qe kishte Mihal Kokedhima ne doren e plagosur ishte celulari i tij.
    Perplasja e tij me nje shtylle apo tabele mund ti kushtonte edhe jeten cka do ta kthente edhe shoferin edhe guiden ne vrases.
    Ndaj policía dhe prokuroria te hetojne profesionalisht dhe te mos ndikohen nga show politiko- turistik i qeveritareve.
    Ndaj ligj dhe drejtesi te paanshme.
    Ti jepet Qezarit cfare eshte e Qezarit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *