Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Për të mos ofenduar veten, nuk komentoj fare sjelljen e opozitës sonë parlamentare, sidomos në sallë. Qëllimi i opinionit tim ka lidhje me komisionin hetimor që u zhvillua dje. I gjithë debati u zhvillua me “më the e të thashë”. E veçanta ishte fjala “rrënqethëse”. Në fakt komplet sjellja e opozitës ishte e tillë. Rrënqethëse. Na çohet ideologu i PD-së Halimi dhe i kërkon Prokurorit se si ju përgjigj Kryeministri kur Doshi u ankua se do ta vrisnin. Nuk e kuptoj se ç’lidhje ka Kryeministri me denoncimet. Nuk do ta kuptonte as europiani më tolerant. Vetë ky Halimi nuk pushon së lehuri për pavarësinë e institucioneve. Prokuroria dhe Gjyqësori janë ato që zgjidhin problemet e Tomës e ne të tjerëve. Edhe unë e njoh Edi Ramën, por ç’punë ka ai me një gjyq timin e të familjes që zgjat prej 5 vitesh? Edi ka një detyrë që unë dhe shqiptarët kërkojmë, sepse na mungon shumë. Vendosjen e shtetit ligjor. Nuk besoj se Toma nuk e kupton se si qytetar si ne të gjithë duhet të denonconte me shkrim në organet kompetente duke marrë si dokument vërtetues numrin e protokollit të dorëzimit të denoncimit si edhe përmbajtjen e tij të firmosur nga personi marrës. Pastaj në rast mosveprimi brenda afateve ligjore përgjegjësia ishte e lehtë të dilte. E në mungesë të saj përrallat vazhdojnë pa mbarim. Në fund një falënderim për DITËN. Profeti.
