Për debatikasit

Ornela

Nga Sevo Tarifa

Ka lëvizje, shoqata apo organizata të ndryshme, të cilat i ngajnë një kënge, që këndohet për një kohë dhe më s‘dëgjohet.  Por me DEBATIK-un nuk ndodh kështu. Data 10 shkurt i çdo viti kujtohet e s’harrohet. Kjo datë simbolizon atdhetarizmin e të vegjëlve shqiptarë. Era e kuqe që kishte filluar të frynte në nëntorin  e vitit 1941, nisi të përfshinte edhe fëmijët: prej tyre u mblodhën në Tiranë një grup dhe krijuan oganizatën me emrin DEBATIK: “Djemtë e Bashkuar të Ideve Komuniste“!

Emër mozaik, patriotik, politik e romantik.

Fëmijëve u pëlqen e bukura. Edhe emrin e orgnizatës së tyre e zgjodhën të  bukur. Është meritë e nismëtarëve të saj në kryeqytet. Emërtim me kuptim të gjerë e cilësor, që i shkon aq mirë moshës së pionierëve, si paraadoleshentë, nesër në rini, në pranerën e jetës së njeriut, që krahasohet me pranverën e vitit, “mbretëreshës së stinëve të vitit”, brezit të ri, “lules më të bukur të Atdheut”, “shtyllës së çeliktë” të rindërtimit e të ndërtimit të Shqipërsë së Re. Fjalë me përmbajtje. Djemtë, janë “bijtë e shipes”, stërnipa të Skënderbeut; Bashkimi përbën fuqinë, është “çelësi i artë i fitorve”; “idetë komunise nuk janë e kaluara, por e ardhmja e njerëzimit, komunizmi është rinia e botës”.

Ku e gjetën fjalën “Komunist” fëmijët? Mund të kenë dëgjuar thirrjen e Partisë Komuniste e të partizanëve të orëve të para: “Djema, ejani malit përpjetë, për çlirimin e tij Atdheu na thërret”. Fjala “Komumist” shqip do të thotë “Bashkim”, këtu ka kuptimin “Të bashkohemi e të luftojmë pushtuesit e huaj”, fjalë që qarkullonte ilegalisht gojë më gojë dhe zënte vend në zemrat e vegjëlisë, duke verbuar sytë e fashistëve dhe veglave të tij tradhtarë vendës, të cilët komunizmin e kishin frikë, siç e kanë edhe sot neoballistët neofashistë e të ashtuajturit “demokrtatë”, se mos “gogoli komunizmit” kthehet prapë!

Historia e DEBATIK-ut është shkruar jo me bojë, por me gjaukun e pionierëve, jo me penë, por me bajonetë. Jetën dhe veprimtarië e debatikasve mund ta ndajmë në dy faza:

***

Sevo Tarifa

Në fazën e parë: në Tiranë qe themeluar Partia Komuniste, pas dy javësh edhe Oganizata e Rinisë Komuniste. Pas dy muajsh DEBATIK-u, shkëndiat e para të të cilit do të ndiznin flakë shpirtrat e luftëtarëve të vegjël. Lëvizjen antifashiste të fëmijëve e drejtonte organizata e rinisë komuniste, kujdesej Enver Hoxha, vepronte  Qemal Stafa. Ende pa kaluar asnjë muiaj nga krjmi I DEBATIK-ut, në mars 1942 Qemali shkonte në konferencat e partisë Lushnjë, FIer, Vlorë, Sarandë, Delvinë e Gjirokastër, ku dha orientime edhe për punën e partisë e të rinisë me pionierët. Ndër të tjera, anëtari i qarkorit të Gjirokastrës i porsazgjedhur, trimi Lato Baho, i njohur me Qemalin që në burgn politik të Tiranës, e ftoi dhe shkuan dy ditë në Erind.  Me kujdesin e tij u ngritën në Lunxhëri organizatat  partisë, të rinisë, të gruas dhe njisitet guerile. DEBATIK–un në Karjan e drejtonte i riu komunist Odhise Porodini. Atmosfera mbante erë barut. Po flakëronte edhe gjaku i fëmijëve. Në këkë fazë të parë, bëhej zgjerimi i radhëve të debatikasve dhe zhvilloheshin aksonet e para antifashiste.

Situata po elektrizohej. Ishin ditë antifashiste. E ndienin edhe fëmijët. Përshëndetnin me grusht dhe me parullën “vdekje fashizmit”. Kur luanin futboll, njëra ishte skuadër antifashiste, tjetra “fashiste”, por kjo e fundit pranohej me vështirësi, arrhej kur kuptohej se është “gjasme”! Dhe kur “fitonin”, u vinte buzëqeshja e trendafiltë! Kjo fantazi fëmijsh shpejt do shihej në realitet.  Ra dëshmori i parë, pionieri debatikas, 14 vjeçari Aleko Qirici nga Delvina, që është përjetësuar në filmin artistik “Coli”. Ishte ky një fëmijë i varfër, që kishte ardhur në Tirtanë të gjente ndonjë punë. Endej rrugëve. Bënte punë prej hamalli, sa për bukën e gojës. Hyri në rrugën e luftës antifashiste. Vepronte duke shpërndarë trakte e komunikata të Partisë për luftën.  Një ditë ngjiste prej tyre në shtylla e mure atje ku do të ishte Teatri Popullor. E pa një fashist italian zemërzi dhe po e ndiqte pas për ta kapur të gjallë. Coli e kuptoi dhe me zgjuarsi, trimëri e shkathtësi vrapoi përpara, kalon telat e një oborri aty pranë, por fashisti shtiu me armë dhe e vrau. Trupi i tij ra përtokë. Gëzimi se po i shërben popullit e atdheut, iu ndërpre. Rreth trupit të tij u mblodhën dhjetra e dhjetra kalimtarë qytetarë. Me shpejtësi e mori një  karrocier dhe një  shok i tij debatikas, të cilët  e çuan në  spital, por zemra e tij pushoi.”! Debatikasit ranë në zi, por do ta merrnin hakën! Ta shikonin fashistët se me kë kanë të bëjnë…

Në Himarë fashistët duke parë në veprim e sipër antifashist pionieren 14 vjeçare nga Vunoi, Eftimi Baka, e quajtën “Fëmij i kuq”! Emër me mbiemër të padëgjuar! Për fashistët pionierja bregdetarëse kishte thënë: “Do t’i shporim këta qenër, që na kanë nxirë jetën, këta që na kanë lënë pa bukë në shtëpi e pa zjarr në vatër”. I dëgjuan këto fjalë spiunët dhe bënë punën e tyre, “hodhën gurin e fshehën dorën”. Ishte koha që malit kishin shkuar partizanët e parë. Pionierja u vu në rreth të kuq nga fashistt e spiunët, por vajza e vogël e zgjuar e kuptoi se armiqtë do hakmerreshin kundër saj dhe doli malit partizane. Luftoi nga Jugu në Veri, në Mirditë një plumb i bandës së tradhtarit Gjon Marka Gjonit e rrëzoi përdhè këtë partizane pioniere, dëshmore. Në Berat pionierët u quajtën “Pionierë të kuq” dhe zhvillonin veprimtarti atdhetare. Po fitohej e përhapej përvojë antifashiste. Në lagjen “Palorto” të Gjirokastrës lëvizjen antifashiste të të vegjëlve e kryesonte pionieri Bashkim Kokona, që nëna e kishte lënë 3 muajsh dhe  tani ishte 13 vjeç, pionier sypatrembur, që kalonte nga aksioni në aksion. Më 19 shkurt 1943, nën dejtimin e tij, pionierët e lagjes Palorto u ngjitën përpjetë dhe shkuan në Këcullë, pika më e lartë e qytetit për të zhvilluar mbledhjen e çetës dhe për të mësuar këngë partizane. Era që frynte e çonte këngën edhe në qytet.

Në lagje fëmjijët e quanin Bashkimin “kryetar” të tyre. I pari në demonstrata. Guxoi dhe hyri fshehurazi në kuesturën fashiste dhe aty la një letër paralajmëruese antifashiste! Maskohej si kikirikashitës në ushtarët italianë të strehuar në Gërhot. Ishte bërë “mik” i vogël i tyre. Shkëmbente kikirikë me bomba dore e fishekë. Dëshmori, ato që grumbullonte, i fshihte dhe ua dhuroi   patizanëve: 20 bomba dore, 300 fihekë, një pushkë dhe dy revole  “Bereta”! Shembulli i pionierëve të qytetit ndikoi edhe në fshatra. Në Mashkullorë pionieri Ali Çani, duke kullotur qetë e fshatit rreth Virroit, bashkë me vëllain Riza Çani, më vonë të dy dëshmorë, arritën të shkëmbenin me oficerë e ushtarë italianë prodhime bujqësore e blegtorale me pushkë, bombna e fishekë, me të cilat armatoseshin bashkëfshatarë e partizanët në Cepo. Atdhetari Vasil Puci, baba dëshmori, hodhi në dorë edhe një mitralos “Breda”, të cilin ua dhuroi për partizanët Bedri Spahiut e Shefqet Peçit.

***

Shtoheshin kërkesat për të dalë partizan. Ilo Cami nga Palokakastra, 15 vjeç. Korrier i fshatit, vente e vinte në Cepo me letra sekrete. Por mendjen e kishte në mal për partizan me amë e të luftonte. E takon një i moshuaar dhe e ngcmon: “Ku vete, mor djalë, ti je i vogël”. Iloja ia ktheu: “Po si të rri në shtëpi, të më zërë gjumi e të na marë lumi?”, Dhe shkoi në Brigatën e VIII. Luftoi si trim dhe ra dëshmor. Në frymëmarrjen e fundit arriti të thotë: “Më shpini në fshat. Rroftë Shqipëria”! Dhe  e çuan me arkivol, të dhoqëruar nga një grup partzanësh Nëna e tij, Fotinia ligjëroi: “Ilo, bir, me yll në ballë, nënës kush do t’ia nxjerrë mallë?- Shokët, nënë, që pata pranë, – gjer në çastin kur dhashë xhanë.- Dergju, bir, me plagë të rënda, për atdhe të rriti nëna”

Tonin e veprimtarive atdhetare antifashiste e jepnin debatikasit e Tiranës. Ishin në zjarrin e aksioneve antifashiste: i shikoje në veprimtari praktike ilegale në qytet e rreth tij në natyrë. Dy e nga dy e grupe-grupe në maskën e shëtitjeve, ekskursioneve e lojnave fëminore, në takime e mbledhje duke mësuar këngë partizae.. Pa u kuptuar ishin mbledhës të të dhënave mbi forcat dhe lëvizjet e armikut, grumbullonin e shpërndanin ushqime e veshmbathje për partizanët, vepronin për përgatitje të yjeve të kuq nga vajza e gra antifashiste etj. Bënin aksione të fshehta për të dëmtuar pushtuesit fashistë. Hidhnin gozhdë rrugëve për të shpuar gomat e makinave të tyre. Refuzonin thirrjet fashiste për të shkuar “Balilë” në Itali. Këto e të tjera veprime shtonin urrejtjen dhe luftën kundër fashizmit.  Veprohej që nga pionirë antifashistë të kalohej në rininë komunitse. Qazim Alimemeti nga Tirana, 13 vjeç debatikas, ishte në provë. Bashkë me disa shokë dogji mullarët me bar të ushtarëve italianë dhe dy automjete të tyre në Qafë Kërrabë. U plagos dy herë. Herën e dytë do pranohej në rininë komuniste. Ora e mbledjes erdhi e ai nuk dukej. Sa mbërriti shokët e panë të gjakosur. E pyetën si është  puna. Ai u tha: “S’kam hallin e plagës, por që erdha me vonesë në mbledhje”! Në janar 1943 shkoi në Pezë, në Brigadën XXII, luftoi në Kukës, Shkodër e në Tuz-Deçiç. Iku me  këmbëngulje nga spitali ku ishte shtruar për të mjekuar plagën dhe shkoi te shokët. Ra dëshmor duke luftuar në dhjetor 1944.

Vetëm në Brigadën e VI Sulmuese kishte 50 pionierë. Po të shfletosh vëllimet e serisë “Yje të Pashuar”, nr.7, 8 e 9, në sythin “Shqiponja të vogla”, shikon me fotorafi 23 fëmijë dëshmorë. Në fytyrën e tyre duket mërzitja, se në mendje e në sy ata kanë Atdheun, që rënkon nën çizmen fashiste.  Të tjerë shikojnë me inat, shprehin urrejtje ndaj pushtuesve e kolaboracionistëve. Janë pionierë të sakrificave. Lanë shkollën dhe morën pushkën. Lanë lojnat e fëmijëve dhe i dolën zot vendit. Lanë vatrat e ngrohta familjare dhe u bashkuan me shokët e luftës. Me mendje të kthjellët. Me gjak të ndezur. Me syrin pishë.

***

       Në fazën e dytë, doli partizan pionieri Risto Pali, nga Mashkullora, 14 vjeç. Shkoi partizan në batalionin “Abaz Shehu” të Brigadës VI Sulmuese. Me trup të shkurtër. U quajt cironkë Me vëllain partizan një vit më lartë, 15 vjeç, familje tepër e varfër. Babai vdekur. Lanë në shtëpi vetëm nënën, sakate pa të dy sytë, pa një krah, me fytyrë te deformur, sa dhe gjermanët fshatin e dogjën, shepinë e saj jo. Kur e ngacmoje Riston, ishte hazërxhevap me humor. Dhe nuk qeshte. Rrinte serioz se i delnin dy dhembët e parrë të mëdhenj.  I thoshje “Si të pranuan, ti je i vogël sa një gogël, të përgjigjej: “Kaq kam lindur, po do rritem!”. “Ti je i varfër, çfarë haje”. Të thoshte: “Çdo ditë haja byrek, tani e di që do më mungojë byreku, por rroftë dyfeku”! Pse dole artiozan? “Dola parizan se jam i pasur. Kam një arkë me flori. Do të të jap ndonjë torbë ty? Ose unë të të jap flori, ti më jep qindarka, se dhe këto si të verdha janë”!

Mbi 80 debatikas, ranë  dëshmorè atyre që edhe pse nuk ishin debatikas, qenë pionierë dhe dolën partizanë e nga radhë e tyre ranë heronj e dëshmorë me armë në dorë. Në mënyrë simbolike po përmendim disa prej tyre.

***

Nimete Progonati, Heroinë e Popullit, nga Luzati i Tepelnës. 15 vjeçare. Në Brigadën e V Sulmuese. Trime e vogël. Kur e pa si sulmonte komandanti i brigatës, Shefqet Peçi, urdhëroi të kthehet se është tepër e vogël. Ra në luftën e Sinjës kundër forcave mercenare të tradhtarit Halil Alisë. Met Hasa, Hero i popullt, nga Ndroqi, 14 vjeç. Nëna e la 5 vjeç. Korrier, shpërndante trakte. E panë, e arestuan dhe e torturuan nazistët dhe spiunët. U iku nga duat. Vrapoi në Pezë, në Brigadën XXII. Në bëtëjë me gjermanë, mbuloi tytën e mitalozit gjerman dhe pushoi zjarrin e tij. Ra vetë dhe shpëtoi shokët! Nazistët u çuditën dhe e nderuan, sikur të ishe luftëar i tyre! Fato Berberi, 14 vjeçe, Heroinë e Popullit, shkoi në çetën “Koto Hoxhi”. Sa mbërriti, një partizan i moshuar, kur e pa të vogël flokëprerë, nuk ia mbushi syrin për partizane dhe tha:   -Po ne këtu s’kemi enë për ta mbushur me ujë e të na sjellë kjo çupë, o shoku komandant!  Këtu kemi pushkë dhe luftë.  -Po duro, o i uruar,- ia ktheu komandanti. Do të kesh kohë ta shohësh edhe duke luftuar. Partizani i moshuar iu drejtua Fatos:   -Je menduart mirë, moj vajzë e xhaxhait!  -Po unë nuk e nis sot luftën, shoku partizan,- ia ktheu Fatoja. Kam kohë që e kam filluar këtë rrugë të gjatë. Kam punuar në qytet e fshatrave, edhe kjo luftë është. Por tani erdha të luftoj me armë, si shokët e shoqet..

Çelo Sinani, Hero i Popullit. Nga Picari. Mezi u pranua për moshën e vogël. Ideali i tij: “Ja do bëhet demokraci, ja Shqipëria gur e hi”! Ra heroikisht në Dukagjin. Vret një armik dhe plagos një të dytë, I treti qëlloi në drejtim të flakës së automatikut dhe plumbi e goditi në ballë. Lejla Malo, nga Saranda, partizania më e vogël e batalionit “Thoma Lula”. U plagos rëndë duke luftuar. Iu vërsulën ballistët. E masakruan. Kërkonte ujë, i jepnin goditje çnjerëzore. E zvarritën nëpër qytet, të trembnin popullin. Trimëresha nuk u mposht. Qëndroi heroikisht. Tomkë Lacka nga Pogradeci, partizane në Brigadën e XV. Në luiftë sulej e para. E këshillonin kujdes që të mos vritet. Ajo përgjigjej: “Dinë më mirë të godasin në shenjë partizanët”! U dallua në luftime në Xhyrë, Prapanik të Elbasanit, ku ra dëshmore.  Shaban Lika, nga Gurra e madhe e Matit, me detyrën e ndërlidhësit. Në rrethinat e Krujës forcat partizane ishin në pritë anës xhadesë. Hapën zjarr kundër autokolonës gjermane. Duke lëvizur për të çuar urdhëra, U ndodh përballë gjermanëve dhe ra në ndeshje trup me trup me ta! Mete Murraj, nga Vlora, shtëpi bazë e luftës. Familje me 4 dëshmorë,. Metja më i vogli. Zjarrit të armkut i shpëtoi, por një “armik” tjetër e vdiq: ngriu nga të ftohtit, dëbora dhe uria në male!

Myrteza Pengili, nga Kruja, 15 vjeç. Liceist në Tiranë. Shperndarës traktesh. Zbulohet e burgoset. Qarkullon me dokumente falso.  Del partizan. lufton me trimëri. Me një grup natën sulmojnë ujësjelltësin e Tiranës. Në mengjes u gjend i vrarë. Abdyl Koka, nga fshati Sallmone i Shijakut. 14 vjeç. Gjeti një bombë dore italiane mbuluar me baltë. E pastroi dhe e ruajti. Donte të dilte partizan, por s’pranohej se ishte i vogël. Por e mori kalanë nga brena. Një herë e dërguan në mal me një letër për komisarin. Nga gëzimi rrugës këndonte “Bshkohu, o shokë…”. E dëgjuan dhe e vranë armiqtë. Rustem Shehu. Nxënës shkolle. Në Bicaj u formua Brigada e 24-t Sulmuese. U bë efektiv i saj. U përlesh në beteja në kodrat e Kamzës për çlirimin e Tiranës. Tirana u çlirua. Rrigada mori detyrën të luftonte në Urën e Zezë, afër Krujës, në Milot, në Lezhë e në Bërdicë, kundër nazistëve në tërheqje. Në luftimet që u zhvilluan në Bajzë, u plagos rëndë, shokët e çuan në spitalin e Shkodrës. Këtu, me gjithë mjekimet e shërbimin, pushoi zemra e këtij djaloshi trim. Hysen Koxherri nga fshati Gjon i Martaneshit, ishte i përshtatshëm për shërbime sekrete. E dërgoi Baba Faja në kryeqytet, qendra kryesore e reaksionit. Spiunë e ballistë e ndiqnin, e kapën në befasi.  Ia dhanë Gestapos, pastaj e futën në burgun e Tiranës. Tortura njëra pas tjetrës, për të treguar ku ishte, ku shkon, në ç’baza strehohet, cilët ka shokë etj. Nuk morën dot asnjë informatë. Sikur të mos mjaftonin torturat në Tiranë, e çuan në Prishtinë, ku u pushkatua në masakrën e 104 patriotëve.

Një faqe e ndritur në historinë e brezit të  ri

DEBATIKU e kreu me nder detyrën e vet luftarake atdhetare.  Në kushte të reja të Pasçlirimit ndryshuan edhe përmbajtja e format e punës me pionierët: në strukturë, në organizim, në veprimtari, në detyra, në cilësi; me zgjedhje demokratike etj. U krijuan çeta të pionierëve në bazë shkolle, me shtabe e kompani, me komandantë pionierë e udhëheqës nga radhët e të rinjve shkollarë, punëtorë e mësues në moshë të re. DEBATIKU mbeti bërthama e organizatës së pionierëve, zanafilla e saj, me motivin: të ecim në gjurmat e partiznëve! Për rendësinë e punës me pionierët, u krijua një organizim i tërë, që nga Komiteti Qendror i Rinisë dhe Minisria e Arsimit deri në rrethe, ku kishte sektorë të veçantë që përgjigjeshin për mbarëvajtjen e punës mësimore dhe jashtëshkolloe me fëmijët.  Në brezin kufitar plus një detyrë të veçantë: të kapnin ata që qarklonin pa lejë. U krijuan “Njësite të vigjilencës” të pionierëve, në ndihmë forcave të kufirit. Kur pionierët shikonin të panjohur, u kërkonin lejen, ndryshe i çonin në pikën kufitare. Në Koshovicë e në Sopik  ishin kapur edhe dy instruktorë të rinisë që ishin pa lejë!

Na vjen keq që veprmtari të tilla aq edukative e te këndshme, sot nuk praktikohen se “janë komuniste” dhe u fshinë nga pëdëistët, deri te heqja e shamisë së kuqe të qafës! Simboleve të pionierëve u është harruar emri, trupi mësimor s’do t’ia dijë, organet e arsimit si kur janë në pushtet demokratikasit, ashtu dhe socialistët, nuk i përtërijnë nga frika e regjimit gangster berishian!

Share This Article
11 Comments
    • Shume shkrim i bukur , dhe shume informues. Te lumte

      Ka qene nje kend sportiv ne Vlore me emrin Eftimi Baka, por tani e mora vesh se ajo paska qene nje Debatikase

      Foto eshte shume e bukur dhe partizanet e reja , rezaotojne nje bukuri te vecante

    • Ah more i mjere, ata qe mohojne te kaluaren skane ardhmeri thot diku nji i menqur.
      Atekohe femijet i sherbenin luftes per liri, po sote? kush kujdeset sot per ta?
      Lavdi Debatikasve trima

  • Po per luften e madhe kunder pushtuesve nazi-fashiste dhe me pas per demokraci,qe bene Ballisto-Zogistet kur do shkruhet ndonje vjershe,.histori,roman,poeme,film etj,por i kujtoni vetem ne skecet e estradave?
    Ata jane heronj te heshtur e nuk mburren te kujtojne betejat e lavdishme gjate L2B,qe bene per interesat e Shqiperise!
    Do thoni ju,kunder kujt paskan luftuar ballisto-zogistet?
    Po ja kunder komunisteve luftuan dhe pasi t’i shfarosnin ata,se ishin pjelle sllave,do t’u ktheheshin edhe nazisteve!
    E gjitha kjo per Shqiperine e Madhe!
    Por ky popull budalla nuk i degjoi dhe sot do ishin ne pushtet!
    Dhe keta ballistet,nga inati me popullin,keto 30 vjet ndonese erdhi sistemi i tyre hoqen dore nga luftrat per popullin dhe po shikojne veten!
    Ku popull nuk i degjoi atehere ne kohe lufte,doemos qe nuk do t’i degjonte ne kohe paqe!
    Keshtu qe prap pushtetin e moren djemte e komunisteve!

  • Kto jane vlerat e UCL e Komunisteve ne lufte kunder
    Mortajes Nazi-Fashiste .
    Debatik ishte nji gjetje e vecante e Udheheqesve te luftes Clirimtare ,qe solli shume vlera Luftes per Liri .

    Nuk ka gje me te bukur ne Bote se te luftoshe per Atdheun tend .
    Rrespekt per kte Debatiks ,qe ne lulet e rinise ju bashkuan
    Luftes per Liri te Atdheut .
    Nuk ka emocion me te bukur ,qe te ngreh shpirtin pesh ,
    se te luftoshe per Atdheun tend .

    Kur shikoj sot se me cfare rinie ke te besh ,e cfar
    rropsishe politike ,Tradhetare te shitur e zagare te armiqeve tane ,

    them se Duhet te Formohet e veproje i padeklaruar ne prapaskene gjithe asaj qe ndodhe ne Shqiperi

    Njesiti Guerile per te zhdukur faren e esadisteve dhe
    Tradhetareve nga kjo Toke .
    Vetem keshtu permbushet detyra ndaj Atdheut ,perndryshe Turpi ka per te na mbuluar .

  • Lufta Nacionalclirimtare e bijve e bijave me te mira te popullit shqipatr gjate Luftes se Dyte Boterore eshte padyshim nje faqe e ndritur e historise tone shekullore;pergezime autorit te palodhur dhe patriot Sevo Tarifa!

  • I nderuari Sevo!
    Mesojeni edhe djalin tuaj te shkruaje per popullin,kunder shtypjes dhe shfrytezimit te sotem gjoja demokratik e jo te na mbushe faqet e gazetave me citate te filozofeve te huaj vetem per t’u mburrur si Belul Gjeraqina!
    Pse nuk shkruan ai per mungesen totale te shjtetit ligjor,te demokracise dhe rrenimin e administrates publike,ku qytetaret as i degjojne e as u zgjidh njeri ankesat,sepse Rama i ka shtetezua vetem ne kryeministri?
    Pse nuk e gjykon kryebashkiakun Veliaj,meqenese te dy kane studiuar ne Michigan,por pervojen e atij shteti nuk e zene me goje,pa le me ta zbatojne?
    Ne se ka frike ose interes nga pushteti i Rames,harram tya kete qumeshtin e nenes se tij!

  • Sevo , të përshëndes për misionin tënd patriotik .

    Për saktësi, kam një vrejtje :
    Mete Murraj është nga Smokthina , jo nga Vlora dhe me këmbët e gangrenizuara nga të ftohëtit Brigada e V e strehoi në mal të Tragjasit në kasollen e Hito Alimerkos që ishte bazë kryesore e Luftës në qarkun e Vlorës .

    I shkreti Mete një mëngjes u di i vdekur , ai flinte bashkë me fëmijët dhe u varros nga familja Alimerko , se vetë Hitua ishte partizan .
    Ai u sëmur në mal , por vdiq në një kasolle partizane në mal , jo siç e di ti ….

  • Djemte e Bashkuar Anetar te Ideve te Salehut.
    Me kacavida dje kerkonin te hapnin nje bankomat.
    Thjeshte per te pare ndertimin teknollogjik?
    Per te pare se cfare ka brenda?
    Po ne te ardhmen me se do ti shqyejne bankomatet?
    A eshte ky nje aspekt i luftes kunder kapitalizmit skiptar?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *