Debatoi me policinë për tifozët, shoqërohet në polici kreu i LSI në Shkodër

Dita

Për shkak të një debati me forcat e policisë gjatë ndeshjes Vllaznia – Flamurtari, është shoqëruar për në ambientet e policisë Kryetari i LSI-së për Shkodrën.

Burime nga Policia bëjnë të ditur se Edip Shiroka ka debatuar me policinë gjatë ndeshjes Vllaznia-Flamurtari dhe se bashkë me të, janë shoqëruar  në komisariat dhe dy persona të tjerë.

Gjithçka ka nisur për pozicionin e vendosjes së tifozëve të Vllaznisë në stadium, ndërsa ky ekip zhvillon ndeshjen e parë me tifozë pas mbarimit të dënimit, masë e dhënë për përballjen Vllaznia-Tirana.

Edip Shiroka, prej pak ditësh ka marrë edhe postin e anëtarit të bordit të klubit ‘Vllaznia’.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *