“Debatuam e nuk më dhe dorën”, i moshuari përplaset me Haradinajn

Bora Basholli

73-vjeçari nga Mitrovica, Bahtir Istrefi ka rrëfyer prapaskenat e një përplasje që ai pati me ish- kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

‘Përplasja’ në fjalë ka ndodhur gjatë një takimi të organizuar në Mitrovicë ditën e hënë.

Istrefi pyeti kryetarin e AAK-së se “pse nuk i kanë ndarë të paktën gjysmë miliardë euro për Trepçën, por për autostradën e Dukagjinit”.

Ndërkohë, Haradinaj reagoi i acaruar duke i thënë se “është turp për të që të flasë ashtu”.

Lidhur me këtë debat që ka pasur me Haradinajn, ai ka folur të martën. Ka thënë se i ka kërkuar kryeministrit në dorëheqje që të mos hidhërohet nga fjalët e tij.

Unë u ndala dhe i thash ‘kryeministër, unë kërkova drejtësi, të lutëm mos u mërzit. Ai as nuk më tha kështu as ashtu’ por dorën nuk ma dha”, – deklaroi Bahtir Istrefi për Klan Kosovën.

“A ma mirë u kanë q’at miliardin për autostradën Dukagjin Pejë, me ia dhanë Trepçës. Nëse shitet edhe Trepça çka po na ngel neve. Dukagjini e Peja e kanë pas një asfalt, e Trepça sot në këtë gjendje, është një turp i madh. Po më duket se as Qeveria jote as ajo e mëparshmja nuk po ecin mirë”, – i tha i moshuari, Haradinajt.

Haradinaj ia ktheu ashpër të moshuarit nga Mitrovica.

I tha që Deçani dhe i tërë Dukagjini ka bërë çmos që ta mbajë të bashkuar Mitrovicën.

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *