Moska ka vendosur të përgjigjet këtë të hënë për vendimin e Athinës, për të dëbuar dy diplomatë rusë dhe për të ndaluar hyrjen e dy të tjerëve në Greqi.
Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme ruse thuhet se ambasadori i Greqisë në Rusi, Andreas Friganas është thirrur më datë 6 gusht në dikasterin e politikave të jashtme, ku është informuar në lidhje me kundërmasat e palës ruse, në përgjigje të veprimeve jo miqësore të Athinës ndaj diplomatëve dhe qytetarëve rusë në muajin korrik.
Ministria e Jashtme ruse i ka dorëzuar gjithashtu ambasadorit grek vendimin për dëbimin e atashehut tregtar të Greqisë dhe shefit të zyrës së shtypit të Ambasadës greke në Moskë, si dhe vendimin për t’i ndaluar hyrjen në Rusi kreut të zyrës diplomatike të ministrit të Jashtëm grek, Georgios Sakelariou.
Muajin e kaluar u duk se acarimi i marrëdhënieve mes dy vendeve po shkonte drejt zbutjes, por kundërmasat ruse tregojnë se Moska i është përgjigjur me të njëjtën monedhë Athinës, e cila e kishte cilësuar qëndrimin e palës ruse si shembull të mosrespektimit të një vendi të tretë.
Madje, ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias është shprehur për qëndrimin e Moskës ndaj çështjes së marrëveshjes së Athinës me Shkupin se “ka ikur koha e diplomacisë së të qenit një ‘pulë e lagur’ “.
Sa i takon reagimit nga pala greke për zemërimin rus, ende nuk ka një reagim të tillë.
s.a/dita

Hiqni dore ore nga ruset. Ci lodh greket me ruset vecse greket i bene barbaret e stepave te Kaukazit te Krishtere dhe i dhane alfabetin te mesojne shkrim e kendim.
Greket me afer nga cdo popull tjeter jane me shqiptaret. Ju dhjefsha serbet e ruset.