Tetë punonjës të burgut të Drenovës, me detyrë gardianë dhe oficerë policie, janë shkarkuar pasi rezultonin debitorë ndaj OSHEE-së, me shuma të mëdha, që varjojnë nga 5 deri në 11 milionë lekë të vjetra.
Pak ditë më parë, Ministria e Drejtësisë shkarkoi nga detyra 131 punonjës të burgjeve, të cilët kishin fatura të papaguara të energjisë që arrinin deri në 23 milionë lekë. Sipas Ministrisë, rreth 650 punonjës të burgjeve rezultojnë debitorë në OSHEE. Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço tha se janë shkarkuar nga detyra punonjësit që siç tha ai, kanë futur duart në xhepat e shtetit.

BRAVO, z.Nco te shkarkohen nga detyrat hajduteria,pa as me te voglin hezitim. POPULLI YNE THOTE:kush te vjedh edhe te q..ne edhe vrete.”prandaj te goditen pa meshire keta llumra’
Mendoj se do ishte shume me e mire qe te mbaheshin ne pune keta gardiane dhe t’ju mbaheshin detyrimet nga rroga,njelloj sic do paguajne te gjithe shqiptaret e tjere debitore.Por sic duket duhen zevendesuar keta me militante dhe me rryshfetxhinj te tjere,keshtu dhe para fitojne dhe Veliaj shton te punesuarit.nderkohe shteti humbet (OSHEE) pasi ata s’do e paguajne prape borxhin se s’kane para per t’a bere nje gje te tille.