Reshjet e mëdha të dëborës bënë kërdinë me rrugët dhe hekurudhat e Anglisë, gjithashtu shkaktuan mbylljen e aeroporteve. Ekspertët e motit nuk e kishin parashikuar.
Më shumë se 40 fluturime u anuluan në pesë aeroportet më të mëdha të Anglisë dhe pati vonesa të zbarkimit në tokë për më shumë se tri orë. Në Skoci temperaturat arritën gjatë natës në -6 C duke sjellë pezullimin e transportit në vend. Lloha, ngricat dhe akulli vetëm mëngjesin e së mërkurës shkaktuan 12 njerëz të plagosur në aksidentet rrugore në rajonin e Eseksit.
Gjithashtu, pati dëmtime të konsiderueshme në hekurudha dhe shumë udhëtime u anuluan. Një çiklist, 48 vjeç, u vra gjatë natës në rrugët e ‘pabesa’ në Oksfordshajër. 60 automjete të ndihmës së shpejtë qëndrojnë në gatishmëri, për të vepruar në ngrohjet shtesë që mund të nevojiten.
Rrëmujë e tillë në rrugët e Anglisë nuk ishin parë prej kohësh.
Qarkullimi ‘i mundimshëm’ i transportit me aksidente të shumta automobilistike të shkaktuara nga rrugët e rrëshqitshme. Makina të ngecura mes fluksit të dëborës, njerëz që i shtyjnë, dhe të tjerë që nga pamundësia kanë zgjedhur të presin për orë të tëra brenda automjeteve ndihmën nga autoritetet lokale, duke shmangur disi të ftohtin.
Parashikuesit e motit pranuan të mërkurën se ishin ‘zënë në befasi’ nga veli i rëndë i dëborës që zbardhi Londrën dhe juglindjen e shtetit anglez përgjatë natës. Ekspertët ishin shprehur gabimisht të martën se Londra dhe zonat juglindore të vendit do të ishin ‘të ftohta, por të thata’ me shira rajonale të shpërndara. Ata parashikuan që dëbora do të binte vetëm në Veri dhe do të arrinte në 10 centimetra lartësi, ndërsa në mëngjes shkrirja e dëborës do të sillte rënien e nivelit të saj në 5 cm. Por në vend të parashikimit jo të saktë, denduria e dëborës që ra, shkaktoi kërdinë me reshjet që lëvizën në drejtim të jugut të Anglisë zunë në befasi edhe njerëzit që nuk ishin paralajmëruar për këtë rrjedhë ekstreme. Një qytetar i ngecur në trafik në mes të ngricës u shpreh i nervozur se dhënia e informacionit të saktë mbi motin do të bënte që ai të evitonte daljen nga shtëpia e njëkohësisht kaosin e udhëtimit.
Somario: Parashikuesit e motit pranuan se reshjet e dëborës në pjesën jugore të Anglisë i kapën në befasi