Reshjet e dëborës janë rikthyer sërish në qarkun e Korçës.
Sipas informacioneve të fundit, intensiteti ka qenë i ulët ku trashësia e dëborës në Dardhë arrin në 5 cm.
Borë ka rënë dhe në Voskopojë, Qarr dhe Devoll, ku reshjet e dëborës janë me intensitet mesatar.
Për sa i përket qarkullimit të automjeteve në akset rrugore, policia rrugore u kërkon drejtuesve të makinave që të lëvizin me zinxhirë në goma për të kaluar në aksin Korçë-Devoll, ndërsa për në fshatin turistik të Dardhës kërkohet që të përdoren goma dimërore.
Aktualisht, patrulla të policisë rrugore janë vendosur në akset në zonat malore të qarkut të Korçës.
j.l./ dita

Ej!! Mbushni mire?Ka kompani private qe pergjigjen per transport normal ne rruget.Mjete borepstruese dhe kripe.Fare thjeshte dhe rruga eshte xham e pastruar dhe nuk krijohen cipa akulli.Ne se kompani eshte fallco ,deno kush i a dha koncensionin.