Dëbora në verilindje, policia: Bëni kujdes, përdorni zinxhirët

Dita

Reshjet e dendura të dëborës në zonat malore të Mirditës kanë sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve në Rrugën e Kombit deri në hyrje të Tunelit të Kalimashit si dhe në disa pjesë të segmentit Kukës-Morinë.

Përgjatë këtyre dy segmenteve kompania mirëmbajtëse ka nxjerrë në terren 8 mjete borëpastruese si dhe hedhjen e kripës në rrugë, ndërsa aksi po patrullohet nga 4 njësi të Policisë Rrugore.

Ndërkohë si pasojë e reshjeve të dëborës është vështirësuar lëvizja e automjeteve në aksin Rreshen-Tuneli i Kalimashit. Në këtë aks trashësia e dëborës arrin mbi 10 centimetra.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *