Debutimi me PSG, Pele ka një mesazh special për Neymar

Gazeta Dita
Barcelona's Argentinian forward Lionel Messi (2ndL) poses near Brazilian football legend Pele (C), Barcelona's Brazilian Dani Alves (L) and Santos FC' Brazilian forward Neymar (R) after receiving for the third time the FIFA Ballon d'Or award on January 9, 2012 at the Kongresshaus during the FIFA Ballon d'Or ceremony in Zurich. AFP PHOTO / FRANCK FIFE

Paris Saint Germain është kryefjala e ditës në Francë këtë të dielë, me vetëm pak orë nga debutimi i Neymar me klubin parizien në ndeshjen ndaj Guingamp, pasi ka marrë lejekalimin nga Barcelona.

Pikërisht në një moment kaq të rëndësishëm e historik për sulmuesin brazilian, Neymar, është bashkëkombasi, njëherësh ikona e Brazilit dhe e gjithë futbollit botëror, Pele, ai që ka një mesazh special për futbollistin e ri të PSG.

Vetë Pele, i konsideruar si futbollisti më i mirë në botë, i të gjitha kohërave uron Neymar, futbollistin e vlerësuar se do të bëhet numri 1 në botë, jo shumë larg në kohë.

“Urime Neymar! Të uroj fat të mbarë në sfiën tënde të re. Parisi është një qytet i mrekullueshëm, një prej më të preferuarve në botë edhe për mua”, shkruan Pele në mesazhin e tij për Neymar, ndërkohë që pak kohë më parë e kishte konsideruar brazilianin më të mirë se Cristiano Ronaldo.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *