Dedikim për të dashurin, merr letër kërcënuese

editor

Dhurata speciale për të dashurin, i ka kushtuar shtrenjtë një të reje amerikane. Ellen Wilsen, e fejuara e një ushtari, ka marrë një letër kërcënuese, menjëherë pasi kishte shkruar në makinën e saj “E dua ushtarin tim”.

Ndonëse në fillim nuk i kishte dhënë shumë rëndësi, fjalët e shkruara, kanë shqetësuar Wilsen. Përveç urrejtjes ndaj ushtarit amerikan, i akuzuar si i përfshirë në vrasje të të pafajshmëve, në rreshtat kërcënues nuk mungonin as ofendimet ndaj të resë amerikane.

“Pashë dedikimin tënd në makinë “E dua ushtarin tim”…. më vjen keq për ty dhe se si ti je e verbuar dhe se kupton se çfarë po ndodh vërtet në këtë shtet… Janë njerëz si ti dhe si ushtari yt që po shkatërrojnë vendin tonë!..shkruhej ndër të tjera në letrën kërcënuese.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *