Profesor Keating (Robin Williams, në filmin “Dead Poets Society”, 1989), i përzënë nga shkolla, pasi sistemon me duart që i dridhen lehtë çantën e tij, i hedh një sy klasës për herë të fundit dhe me hapa të ngadaltë, pa kthyer kokën pas për të mos u tradhtuar nga emocionet, lë auditorin për të mos u kthyer më kurrë.
Por…nxënësit e tij nuk janë dakord. Ata protestojnë, hipin mbi bankat e klasës dhe duke përplasur këmbët mbi to, shpërthejnë fort dhe dhimbshëm me vargjet brilante të poezisë së famshme të Walt Whitmanit: “Kapiten, kapiteni im!”
Kjo skenë vazhdon të më emocionojë e të më kthejë pas në jetën e shkollës, ku kam kaluar pjesën më të bukur të jetës time, të mbushur me emocione të paharrueshme si nxënëse dhe si mësuese. Natyrisht, tashmë nën një refleksion e këndvështrim të ri gjithnjë e më të shprehur mbi rëndësinë në jetët tona të një profesioni jo rrallë të nënvleftësuar, atë të Mësuesit apo Maestros siç e thërrasin në shumë vende.
Në fakt filmi në thelbin e tij, që kulmon me këtë skenë, ka figurën e Mësuesit për të cilin në çdo moshë e në çdo kohë të gjithë kemi nevojë. Kemi nevojë, ndoshta pa e kuptuar, për një udhërrëfyes që të na tregojë rrugën gjithë dredha e malore, pa na shtyrë, pa na detyruar, pa na dhunuar, pa na kritikuar për çdo gjë që bëjmë apo lënë të lirë në lajkat e përkëdhelitë, pa na sugjeruar klishe të gatshme por, vetëm duke na ndriçuar e inkurajuar në zgjedhjet tona.
Siç duket ky instinkt i fuqishëm kushtëzon jo pak herë përgjigjet e fëmijëve, që kur i pyesin se kë duan më shumë, mamin apo babin, duke rrudhur buzët e përdredhur fytyrën e tyre engjëllore shtojnë: “Pak, shumë pak, paaak fare më shumë, Mësuesen”
Çdokënd besoj, mua po ashtu më kaplonte dëshira të merrja një buqetë me lule e t’ia çoja asaj, mamasë tjetër, Mësueses.
Siç duket po i njëjti instinkt më vesh jo rrallë me pelerinën e nostalgjisë për shkollën time, po aq edhe për 16 vitet që i kalova nën petkun e udhërrëfyeses, midis gjimnazistësh shpesh të nxituar e të shpenguar po aq.
Për atë botë, botën e tyre të energjisë dhe sinqeritetit të paanë ndjej mall. Pse jo! E lakmoj. E lakmoj, por tashmë duke e riparë me lupën e përgjegjësisë së madhe që kemi ndaj tyre.
“Përkëdhelini fëmijët, jepuni atyre dashuri” dominon refreni i sotëm i shumë ekspresioneve publicitare, gati deri në bezdisje. Dashuria dhe emocioni i rrisin fëmijët të shëndetshëm mendërisht dhe emocionalisht, në të kundërtën e filozofisë autoritare të pedagogjisë me të cilën u rrit brezi ynë.
Mësuesit për të cilët Robin Williams interpreton, jo me “gjasme” përkëdhelin por, as kurrsesi dhunojnë, ata ofrojnë ndihmë, sugjerojnë dhe më e rëndësishmja, arrijnë të inspirojnë e të inkurajojnë.
Ata evidentojnë ngjarje dhe zhvillime të ndodhura nëpër botë apo në shkollën e tyre dhe mësojnë atë çka është më e rëndësishmja, perspektivën. Tregojnë një rrugë dhe e ndriçojnë atë, edhe pse ajo mund të kalojë nga toka drejt qiellit, për ata që besojnë ne të përtejmen, edhe pse ajo mund të kalojë nëpër shkallët e qiellit të muzikës rrok të “Led Zeppelin” (Albumi i famshëm i tyre “The stairway to Heaven“) për ata që besojnë në shpirtin hyjnor të muzikës, apo për tokësorët që besojnë në rrugët e heshtura, të qeta e pak misterioze të pyllit të vendimeve të vështira.
Për një nxënës vetëm pemët e larta, bari dhe lagështia duan të thonë pyll, ndërsa njeriu i pyllit në shpjegimin e Prof. Keating-ut, ju kujton atyre se pylli nuk mund të kuptohet pa praninë e tigrit. Dhe këtë, ai jua mëson nëpërmjet fjalëve e shprehjeve të arta që ngjisin ethshëm në shpirtin e njomë të nxënësve të tij:
“Carpe diem, kapeni momentin djema, thitheni palcën e jetës, bëjeni të jashtëzakonshme jetën tuaj”,- inspiron kapiteni.
Mësuesit, ata të vërtetët, nuk kërkojnë asgjë në këmbim. Në palcën e tyre mbartin dëshirën për të transmetuar diçka, kënaqësinë për të ndihmuar në atë që vjen pas, vetë ekzistencën. E nëse ata, Mësuesit e Vërtetë, nuk kërkojnë, jemi ne që duhet t’i japim atyre atë që ata meritojnë. E ardhmja është në duart e tyre.
Dhe Robin Williams do na e kujtojë gjithmonë borxhin që kemi ndaj tyre.
Ej, Kapiten, kapiteni im, ti na mësoje se fjalët dhe idetë mund të ndryshojnë botën. Ti na rikujtove që në këtë ditë të shenjtë të 7-Marsit të reflektojmë shumë për heronjtë e heshtur të dashurisë sonë fëmijërore, për udhërrëfyesit e jetës sonë, për bartësit e filozofisë së jetës, Mësuesit.
Gëzuar 7 Marsin!
*Urimi i Ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla për 7-Marsin

” Filozofia autoritare e psikologjise ” me te cilen eshte rritur brezi yne, zonja ministre, ishte filozofia e pergatitjes se njeriut dhe te specialistit. Nese ti pergatit njeriun dhe specialistin, ia ke dhene dashurine e duhur. perrallat e treguara per t’iu pershtatur kohes dhe filmave humoristike te perendimit nuk jane shume di9njitoze per nje ministre arsimi. Nese do te me kerkohej te zgjidhja midis ” brezit tone ” ( megjithe te metat dhe mungesat ) dhe ” brezit te sotem, pa asnje hezitim do te zgjidhja te parin. Nderkohe ju, zonja ministre, dhe te tjere si ju vazhdoni e kendoni kengen e lajle-luleve nen tingujt e se ciles po rrisni dhe edukoni nje brez pa kurrfare idealesh dhe kurrfare humanizmi dhe respekti per shoqerine dhe per brezat.
Deikim i bukur Mesuesuia e vertete nuk eshte thjesht profesion jo, Mesuesia e vertete eshte vokacion.
Meqe ministrja ka permendur nje film te njohur qe trajton figuren e mesuesit nen retoriken Hollywood-iane, une do t’i permendja nje film qe pakkush njeh e qe i pershtatet shume me teper situates se Shqiperise. Behet fjale per “Diario di un maestro” te regjizorit Vittorio de Seta i vitit 1972. Filmi bazohet mbi nje liber autobiografik te prof. Albino Bernardini-t ne Pietralata (lagje periferike e Romes).
https://www.youtube.com/watch?v=MMFt36u5_vs
Po keshtu nje tjeter film eshte ai i regjizorit Elio Petri “Il maestro di Vigevano” i vitit 1963, bazuar mbi romanin me te njejtin emer te Lucio Mastronard-it.
jane filma te prodhuar 40-50 vjet me pare por trajtojne probleme qe jane akoma mprehtesisht aktuale ne shoqerine shqiptare.
Duke iu kthyer aspektit te shkrimtareve dhe poeteve amerikane bartes te filozofise se jetes, pervec Walt Whitman dhe babait te transhendentalizmit Ralph Waldo Emerson, une do t’i sugjeroja ministres edhe essay-ne “Resistance to Civil Government” (“Civil Disobedience”) te Henry David Thoreau-s.
http://transcendentalism-legacy.tamu.edu/authors/thoreau/civil/
ky eshte nje trajtim poetik, veshtire se me mesuesin e matematikes dhe te kimise te ndertohet nje empati e ngjashme me profesorin e letersise te filmi ne fjale. Ne fakt, Erich Fromm e ka thene bukur,”cili eshte qellimi i jetes? Te behemi me humane apo te prodhojme me shume?”. Cfare po nderton konkretisht shkolla ne Shqiperi? Dashuri per dijen apo thjesht numra per te prodhuar konkurence te eger? Nje kusheriri im ne Durres me thote qe i ka femijet ne nje shkolle ku ne dy klasa ishin nxenesit mbi 90% me dhjeta, dhjeta me yll, nga to dhjetat qe dikur duhej ishe gjeni. I them se e tepron, ose e kunderta, dhjetat jane bere si karamele dhe rezultatet i sheh me sy te lire. Une di qe ka shume mesues qe pasditeve bejne ato kurset plotesuese, ndofta gjerat qe duhet ti thone ne oren e mesimit i japin me pagese pasditeve, ndofta rrogat nuk u dalin,etj, problematika eshte e madhe dhe merre si te duash, por ne thelb e kupton se vete mesuesi nuk e merr profesionin e tij si mision te rendesishem, por thjesht nje “pune” dhe nje rroge. Ne fakt edhe filmi i cituar me profesorin idealist nuk perfundon mire, fitojne konservatoret, ata te linjes tradicionale, sepse nese jemi te sigurt qe poezia sot per sot nuk ndiqet me pasion eshte per kete arsye, se konsiderohet si ndjesi e dobet dhe falimentare, kur ne fakt dikur poetet paraprinin revolucionet. Sidoqofte, Gezuar 7 marsin mesuesve, suksese ne pune dhe ne jete!
7 Marsi i “të harruarve ” .
A ka gjuhë më të ëmbël se gjuha e nënës a ka tingull më magjik, a ka shpresë se fëmijët tanë do mësojnë ta shkruajnë e ta lexojnë një ditë?
Para ca kohëve ministri i arsimit i shtetit Helen ishte kategorimatikisht kundër, bile as nuk e hidhte në tryezë për diskutim, çeshtjen e mësim dhënies në gjuhën Shqipe nëpër shkollat publike, të fëmijëve të emigrantëve Shqiptar në Greqi .
Fatkeqësisht as reagimi më i vogël, bile kaloj fare pa u përmendur fati i fëmijëve të afro 600 mijë emigrantëve që po asimilohen tërësisht.
Ata klasa të pakta të mësimit plotësues të gjuhës Shqipe nuk plotësojnë as 2 % të nevojave konkrete. U reklamua hapja e një klase në Rafina me një mësues pensionist , të gjithë kolegët e dinë sa e vështirë është puna me fillestarët dhe sa do arrinte një 70 vjeçar tju përshtatej nevojave mësimdhënëse.
Ndihem i braktisur nga shteti mëmë ,vëllezërit e mi emigrantë ndihen të braktisur kjo është një thirrje SOS që një gen i tërë të mos humbasë në vorbullën e asimilimit tërësor. Qeveria radikale e Çipristëve me pak nuancë fashiste ala Kameno nuk do ndryshojë asgjë nga realiteti i hidhur racist i deritanishëm.
Para ca kohësh vizita e ministrit Bushati, u përcoll mes fotosh të bukura në mes të fluturave e fluturakeve por su fol aspak për plagën më të rëndë të një shoqërie: asimilimin .
Përfaqësuesit tanë “të nderuar ” vrapuan ti shtrëngonin dorën dhe ti thurnin lëvdata por askujt sju kujtua ta pyeste se çdo bëhet me fëmijët tanë, ku janë librat, ku janë mësuesit? Se kur vete puna për taksa e për vota jemi të parët që ju kujtohemi, për të na rrjepur e vjedhur me pasaporta të cilat i skadojnë çdo dy vite dhe admistratë hajdute që na “dhurojnë ” nëpër ambasada.
E pyetët ministrin të nderuar përfaqësues se sa vetë shkarkoj nga vidio provë e marrjeve të rrufsheteve të Bujarit në ambasadë, para të cilat deklaronte se i ndante me ata atje brenda ? .E pyetët ministrin se sa kohë ambasada do jetë tokê e huaj për komunitetin emigrant e shpellë e hijenave të pangopura që po na rrjepin të gjallë, nën bekimin e plakushit gjyslyk të rrjellur nga trutë.
E pyetët ministrin ku shkon fondi që qeveria Shqiptare miraton çdo vit për emigracionin?
Po ndiqja me kureshtje sot festën e fëmijëve për 7 marsin në ambjentet e federatës. Ju pyes ju të nderuar përfaqësues janë ata 10 fëmi apo më tepër ” zgjidhja ” që aq shumë reklamoni? Nuk mund ta marr as si një fillim sepse keni dekada që aderoni. Nuk menduat kurrë për një zgjidhje afatgjatë dhe konkrete?
Mendoni pakëz Rilindësit tanë që përcollën germat e arta duke i mbrojtur me jetët e tyre. Morët përsipër fatet e komunitetit emigrant të nderuar përfaqësues, nuk jua ngarkova as unë ,as ai, as ata.
Dua të mësoj gjuhën e ëmbël Shqipe më thotë vogëlushja ime, dua të mësoj të shkruaj në Shqip më thotë Agimi i vogël, dua të mësoj vjershat e Naimit më thotë vajza e madhe, më vjen rëndë që jam aq “i varfër ” më vjen rëndë që jam “braktisur “, më vjen rëndë që jam “harruar” .
Në këtë ditë të bekuar përshëndes gjithë mësuesit që ju dhurojnë brezave dije, e në veqanti mësueset e nderuara që mësojnë pa pagesë fëmijët e të “harruarve ” në tokën e Sokratit, Euklidit, Pithagorës etj.
Meqe kam respekt per zonjat , e sidomos ministren e arsimit shqiptar si zotrote ,e kolegen e Kultures ,Kumbaro, sharmante ne pamje , por jo oponente politike , pale te perfshiheni ne lojrat e qelbura politike kriminale midis Edi Rames , Ilir Metes e qivurit te hapur qe kundermon ere kufome te Salih Berishes, personit me te felliqur, pas famekeqit Esat Pashe Toptanit, …nuk po qendis ndonje bejte,….. dhe nga inati po e qendis!
Zhurme , e shamate pa kufi
Po flet doktor Salihi,
Nje zogu i bie te fiket n’ajri
E thote ezane hoxha ne xhami!
Atbote u shfaq Salihi,
Trim e kapedan me flete
Toidhjo si Muji e Halili
Te permbyste komunizmin vete!
Ja Abaz , ja Ali ,….u cuditen bektashinjte,
Levdue kjofte Jezu Krishti,
U betuan dhe suninjte!
Tobestakfurullah,si mashkull qe lakmon gjinjte!
Kujtoj ate cast te lemerishem
Kur para meje u cfaqe ti,
Si Pinocet fashist i Amerikes
Sikur do na rruaje lesht e bythes !
Po c’ti besh o ditezi
Kelluf, malok e bageti,
Keput qafen ,qafir,dru me pre
E kufome e pakallur ne dhe!
Zhduku o bajge fashiste,
Duduk e “borgjez’ ferishte
Ne hapsane ,shtate penxhere,
Kendo Kuranin me nge!
Jashte!,…mizerje e katil
Puno me kazme .po me nder,
Edepsez ,servil e kandil
I te birit te shokut Enver!
Thone se Avni Rustemi
Do ngrere pllakat e varrit,
Do te bjere dambllaja e veremi
Mbi catine e SHQUP-it e te marrit!