Defekt në kabllo, i gjithë shteti mbetet pa internet për dy ditë

Leda Hysa

 

Një shtet i tërë ka ngelur pa internet për 48 orë, pas dëmtimit të një kablloje.

Kablloja nënujore e Afrikës Perëndimore që lidhet me Evropën u ndërpre, sipas specialistëve të infrastrukturës.

Si pasojë, Mauritania dhe nëntë vende të tjera në perëndim të kontinentit Afrikan u prekën nga ky defekt.

Sistemi kabllor shtrihet 10,500 milje nga Franca në Afrikën e Jugut, duke ofruar internet për 22 vende, kryesisht në bregun perëndimor të Afrikës.

Shumë shtete të Afrikës Perëndimore u prekën nga ndërprerjet e internetit. Defekti fillimisht u raportua më 30 Mars, pasi një kabllo nënujore shpërtheu pranë kryeqytetit mauritanez Noukachott. Shkëputja mendohet të ketë ndodhur nga një barkë peshkimi.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • dëmtimit të një kablloje, – Kablloja nënujore u ndërpre,- u prekën nga ky defekt, – pasi një kabllo nënujore shpërtheu pranë kryeqytetit, – Shkëputja mendohet të ketë ndodhur nga një barkë —
    Hajde lemsh, hajde! U nderpre, u shkeput, shpertheu, eshte difekt, por eshte edhe demtim edhe shperthim dhe ne kete rast del qe me difekt eshte vetem ai qe ka marre persiper te formuloje fjali te tilla pa lidhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *