Defekti në makinë i merr jetën 57-vjeçarit

anazapta

Një aksident me pasojë vdekjen e një 57-vjeçari ka ndodhur sot në Gjirokastër. Vasil Pero, 57 vjeç, ka humbur jetën, pasi ndërsa udhëtonte me mjetin e tij, ky i fundit është përplasur me murin rrethues të një banese.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të një defekti, i cili e ka bërë drejtuesin të humbë kontrollin mbi mjet. Përplasja me murin e banesës ka qenë fatale dhe i ka shkaktuar 57-vjeçarit vdekjen e menjëhershme.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *