Në Portin e Durrësit nisi sot stërvitja e madhe, me dislokimin që ndodh për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, në Europë, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë partnere të NATO-s, për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe rajonet e Detit të Zi.
Stërvitja ushtarake, e organizuar nga ushtria amerikane në Europë dhe Afrikë, ku marrin pjesë rreth 28 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere, do të zhvillohet në 7 baza të ndryshme në vendin tonë.
Ambasada amerikane ka postuar disa foto nga evenimenti, ku nuk munguan as gjeneralët amerikanë.
“Si pjesë e Ceremonisë së Hapjes DefenderEurope 21 dhe Ditës së Vizitorëve të Shquar në Portin e #Durres Gjeneralët e SH.B.A. Tod Wolters, Jeffrey Harrigian dhe Christopher Cavoli, @USAmbAlbania dhe personalitete të tjera dolën në anijet e Rojës Bregdetare Shqiptare për të parë transferimin e automjeteve në det si pjesë e operacionit të Përbashkët të Logjistikës. Ky operacion, po provohet për herë të parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, shkruan Ambasada.
j.l./ dita

Per Ameriken randesi ka qe ky vend i Ballkanit i quejtun Shqiperi te jete baze ushtarake e NATO-s dhe te kete mundesi te zhvilloje Lojrat Ushtarake kundra nderhyrjeve ne Ballkan te Rusise dhe te tjerve.
Shqiperia, me breket neper kembe. Pret ndihme nga kush te mundet.
Edi Rama ,shiko te mesosh si vendosen bylbite ne sy,jo mbrapsht.