Kina ka rënë dakord që të blejë më shumë mallra dhe shërbime amerikane. Kjo lëvizje ka ardhur me qëllimin për të reduktuar pabarazinë tregtare mes dy vendeve, si edhe për të qetësuar frikën për një luftë tregtare.
Burime nga Uashingtoni thanë se kjo lëvizje do të reduktojë ndjeshëm deficitin e përvitshëm tregtar me Kinën, që arrin në 335 miliardë dollarë. Megjithatë, SHBA nuk ka dhënë shifra sesa do të jetë ky reduktim.
Pas realizimit të bisedimeve me zyrtarët kinezë në Uashington, në një deklaratë të përbashkët shkruhet se palët ranë dakord që të rrisin ndjeshëm eksportet amerikane në bujqësi dhe energji. Në të thuhet se kjo do të ndihmojë rritjen ekonomike dhe punësimin në SHBA.
Dy vendet ranë gjithashtu dakord që të vazhdojnë negociatat tregtare, për të zgjidhur shqetësimet dypalëshe.
Më herët, Shtëpia e Bardhë është shprehur se synonte të arrinte një reduktim prej 200 miliardë dollarësh të deficitit tregtar me Kinën, por kjo shifër nuk është përmendur së fundmi.
Tarifat janë miratuar, por ende nuk janë implementuar. Analistët thonë se pavarësisht shifrës, ndryshimi i qëndrimit kinez vjen si pasojë e këmbënguljes amerikane të udhëhequr nga Donald Trump.
s.a/dita

Ne luften tregtare midis ketyre dy vendeve, kjo eshte nje fitore e paster e Presidentit Donad Trump.
I lumte, cdo premtim te bere ne fushaten elektorale po i kthen ne realitete te prekeshme.
Na Amerike papunesia eshte zvogeluar ne menyre galopante dhe ne cdo kohe qytetaret mund te gjejne pune.
Tramp e njeh mire boten e ekonomise dhe pares dhe nuk ben politike per politike por politike per te rritur perfitimet ekonomike.ndoshta dhe muri me meksiken do te ule shpenzimet qeveritare per polici ne kufi,shpenzime shendetsore e ndihma per emigrantet e paligjeshem qe I kalojne shpenzimet e Obama kere.
ne fund te fundit politika eshte shprehje e ekonomise
Po çthone te koruptuarit e cnn dhe clintonit. Kines ja uli koken 3 amerikane I liroi taxat per popullin I uli Dhe cnn me compani nuk kane bere asnje coment. Dhe trumpi prap do te fitoje ne 2020
Eagles !
Tre amerikanet u lirune nga Korea e veriut.Jo nga Kina.
Por sido qe te vijne punet dhe kinezet nuk rrijne duarkryq e nuk dalin pa gja,favore.Mandej mos harro te fameshmet kinezerira.Asht popull qe duron shume dhe hesht.Vetem kur zgjohet cmend dynjane.
Ketu flitet per borxhet qe ka Amerika ndaj Kines.Ku Kina do baje leshime per te ulur borxhet amerikane edhe pse e imponueme nga Amerika.Per te shlyer borxhet duhet kohe.Koha do baje te veten.Gezohem te dalin me bilanc pozitiv Amerika.
Trumpi eshte karakter, nje karakter ne zhdukje, por qe popujt e kerkojne. Sot po shfaqen lidera te dobet, te paqart ne ide e te pavendosur ne realizimin e tyre.