Kryeministri ynë nuk lë rast pa dalë në mediat televizive të shumta, ditën dhe natën, duke na bërë me dije, për efikasitetin e privatizimeve të tij në stil të gjërë. Prapa kësaj fasade oratorie të ndritshme, ka një realitet të trishtë dhe që iu dhemb në palcë të gjithë shqiptarëve, që nuk janë pjesë e transaksioneve korruptive të qeverisë: borxhi publik në shifra marramendëse, varfëria këmbëkryq në familjet shqiptare, shërbimet publike të anatemuara e të diskriminuara, dështimi i ÇEZ-it me një faturë disamiliardëshe pas… Në gjithë këtë katrahurë të qëllimshme, zembreku i pronës publike duket se ka ngrirë dhe ekonomia kombëtare po shkon me hapa të shpejtë drejt rrënimit. Që këtej rrjedh dhe alternativa e të majtës shqiptare, që do të marrë në duar qeverisjen pas 23 qershorit, në lidhje me pronën publike, raport që është përcaktues në fatin e një qeverisje të pritshme dhe fatin e vetë të ardhmes së demokracisë në një shoqëri të hapur si kjo e jona. E majta politike shqiptare ka mundësi që ta ndalë këtë agjendë të frikshme dhe duhet ta ndalë me çdo kusht, sepse pretendon për një rilindje kombëtare dhe kjo rilindje duhet të nisë nga raporte të reja të shtetsave dhe të politikës me pronën publike.
Deformimi, tjetërsimi, grabitja dhe shkatërrimi i pronës publike ka nisur që në vitin 1992, kur dishepujt e “terapisë shok” u vërsulën me pisha në duar dhe i vunë flakën Shqipërisë, dogjën fabrika, uzina, kombinate, punishte, vreshta, plantacone me mollë e kumbulla, grabitën pasuritë e mbetura më “duar të pastra”, në emër të një lufte absurde kundër komunizmit, nga ish-komunistë fanatikë dhe plangprishës, që duke djegur gjithçka, donin të mbulonin gjurmët e krimit dhe të vjedhjeve galopante, që do të ndërmerrnin më vonë, ditën për diell. Pas kësaj, nisi ndërtimi i oligarkisë së re politiko-financiare, sot e përqëndruar te “oborri blu” rreth Doktorit, u cili u bë simbol i babëzisë dhe i qeverisjses për interesa private abuzive dhe korruptive. Energjia diabolike për të renditur një mori suksesesh virtuale, që në fakt janë dështime dhe manipulime, është një mënyrë e dalë boje për të fshehur plaget e shoqërisë shqiptare, shkaktuar nga një qeverisjej mafioze. Tjetërsimi, përvetësimi me metoda nga më të stërholluarat dhe grabitja e pronës publike është kryemëkati i këtij kryeministri, që i fton shqiptarët ta votojnë për herë të tretë, që të çelnikosë dhe të bunkerizojë akoma më shumë klanin e tij oligarkik, për të vijuar grabitjen me “duar të pastëra”.
Shumëkush sot mund të radhisë pafund pyetje, se përse kemi shkuar ne shqiptarët deri në këtë pikë të ngrirë e të trishtë, ndërsa Berisha Kryeministër bën narcistin dhe me tone të larta, pa iu dridhur bebja e syrit, i thotë të zezës, e bardhë?! Të shesësh pronën e shqiptarëve, që është gjaku dhe jeta e tyre, apo t‘a shkatërrosh e t’ua falësh farefisit dhe klaneve, atyre që të kanë në dorë për shkak të shërbimeve që të kanë ofruar apo ofertave joshëse, kjo nuk e ka emrin reformë, por Pazar dhe kjo nuk quhet më krizë, por është një këmbanë alarmi, që duhet të shkund vetëdijen e topitur të gjithkujt, që nuk ka interesa të drejtpërdrejta me Oborrin.
I kudondodhuri mediatik zoti Berisha, që nuk përton të prononcohet në të gjitha televizionet e vendit, herë babaxhan e i përkorë, herë acarues e ironik, sidomos kur përpiqet që dështimet dhe paudhësitë e tij dhe të të tijëve, të na i shesë për suksese e arritje, që bota duhet t’i marrë për modele, në rrugën e zhvillimit dhe progresit të gjithëanshëm, këmbëngul që ne të gjithë, të majtë e të djtahtë, të jemi të vetëdijshëm për ecurinë e reformave të tij dhe të jemi mirënjohës që kemi në krye një qeveri si ajo e tij. Ndërsa një popull i tërë, i mbetur në udhëkryq, rropatet në tunelin e krizës të gjejë një fjollë drite, Kryeministri rreket të na bind se nuk jemi në tunel, por në stratosferë, në një fluturim kozmik, plot befasime dhe hijeshi.
Mbi të gjitha për këto çështje dhe dilema të mëdha duhet të flasë e majta politike shqiptare, koalicioni i majtë rreth Partisë Socialiste: do ta zhbëjë grabitjen dhe tjetërsimin e pronës publike? Do t’ua marrë oligarkëve pronat gjigande, të vëna pa djersë, pa konkurencë të ndershme, pa respektim të rregullave të startit të lirisë, pronat e marra me vendime partie ose me metoda guerile, dhe do t’i rikthejë në prona publike? Do t’iu kthejë njerëzve besimin te politika, duke i bërë të mendojnë se politika nuk është arti i grabitjes dhe manipulimit të së vërtetave, në lidhje me pronën apo me gjithçka tjetër, qoftë materiale qoftë mentale, por një mekanizëm shërbimesh në dobi të qytetarit të lirë?
Në Shqipëri kriza nuk ka të shkojë më tej, nuk ka ndonjë limit më të egër e më të skajshëm, ku pritet që të degjenerojë, përveçse në trauma kolektive, që larg qoftë, mund të risillnin, në rastin më të keq, nëse do të vijonte manipulimi dhe mashtrimi i politikës bunker, një nëntëdhjetëeshtatë tjetër. Prandaj, jo vetëm për shkak të nevojës së ngutshme të rrotacionit politik, jo vetëm për shkak të konsumimit të trishtë të një pushteti abuziv nga e djathta, por dhe për shkak të gjithë këtij kompleksiteti faktorësh nacionalë e gjeopolitikë globalë, është koha e të majtës. Është ora e të majtës!…
Bravo, z. Kosturi ! Kësaj here, më duket, se e keni ,,shtruar” më rrafsh penën ! Nuk di, Ju (Partia që drejtoni), a jeni përfshirë në Koalicionin ,,Rilindja Shqiptare? Në se po, shpresoni që në Parlamentin e ardhshëm, të keni dhe ju zërin tuaj ? Presim një prononcim….
Faleminderit per inkurajimin dhe mbeshtetjen Tuaj, i nderuar Mik.
Nisur nga ligji elektoral aktualisht diskriminues, nga deshira per te zhvilluar subjektin tone politik dhe idete e humanizmit, si dhe nga emergjenca qe shoqeria ka per largimin e regjimit antihuman te Berishes, jemi pjese e koalicionit te majte, me dinjitet e te perkushtuar per fitoren e ketij grupimi.
https://www.facebook.com/media/set/?set=a.420709384672178.96877.154296434646809&type=3
Shumë bukur! Ilustrimi me foto i aktiviteteve të L.D.SH, duket se është dhe pjesa e brendëshme (përmbajtja) e platformës të kësaj Partie- deri tani të lënë në hije. I urojmë fitore në përballjen e saj me ato forca politike që nuk kanë asgjë të përbashkët me interesat e shtresave të thjeshta, që përbëjnë mbi 85 %të popullsisë të vendit. Në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë, do të donim të dëgjonim dhe zërin e ksaj Partie nëprmjet kryetarit të saj Astrit Kosturi. Njëherësh, duke luajtur dhe roloin e një opozite të mençur e konstruktive, brenda pozitës të ardhëshme.
E djathta e shkatroje shqiperin kurse e majta e rrenoje.Te dyja njesoj jane dhe ata qe marin karikeken pamvarsisht te majte apo te djathte nje fytyre kane.Kemi 23 vjet qe i shofim ,jane si binjak.Shqiperis shpetimi i vjen vetem nga njerez qe duan kombin dhe e vene ate mbi interesat e tjera.Por per fatin e keq te ketij kombi , keta njerez mungojne. Per dite dalin prof.,doktor dhe artiste qe ngrejne larte liderin e te majtes apo te djathtes te gjithe keta mendojne per nje karike qe do zene dhe per pasurit qe do vene,nuk mendon njeri per kombin.