Dega e PS në Britaninë e Madhe, takim me kreun e laburistëve

anazapta

Një përfaqësi e degës së Partisë Socialiste në Britaninë e Madhe është takuar me kreun e partisë laburiste britanike, Ed Milliband, i cili është edhe kandidati për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme që do të zhvillohen në vitin 2015.

Në kuadër të nismave për gjithpërfshirjen e komuniteteve në politikat vendimmarrëse, aktivistë të degës së Partisë Socialiste në Britaninë e Madhe, të cilët kanë luajtur një rol domethënës në nismat për përfaqësimin dhe integrimin e rinisë socialiste dhe femrës shqiptare në veçanti në këtë vend, vunë në dukje potencialin dhe rolin që mund të luajnë këto grupime shqiptare të majta në strukturat respektive të Partisë Laburiste.

Miliband përgëzoi Partinë Socialiste shqiptare për fitoren e 23 qershorit dhe i uroi suksese të mëtejshme në zbatimin e projekteve që ka marrë përsipër qeveria e re e majtë për rimëkëmbjen e vendit. Në emër të socialistëve shqiptarë me banim në Bitaninë e Madhe, Lavdrim Krashi, theksoi mbështetjen ndaj laburistëve, duke shprehur mirënjohje për kontributin e kësaj force për faktorizimin e qartë të komunitetit shqiptar në shoqërinë britanike.

Kryefjala e këtij takimi u bë evidentimi i komunitetit shqiptar ne Britaninë e Madhe si një mbështetës tradicional i laburistëve dhe roli vendimtar që ai mund të luajë në rezultatet e zgjedhjeve në zona të ndryshme të Britanisë së Madhe dhe veçanërisht në Londër. Dega e Partisë Socialiste në Britaninë e Madhe mori vëmendje dhe mbështetje të veçantë nga lideri laburist duke ftuar anëtarët dhe aktivistët e kësaj dege të bëhen pjesë integrale e strukturave laburiste në të gjitha lokalitetet ku ata jetojnë dhe punojnë.

 

Share This Article
5 Comments
  • Ja keta njerez i duhen Shqiperise halleshume, qe luftojne me mendje, zemer e perkushim per çeshtjen kombetare, ne nje vend me tradite te madhe demokratike. Ju lumte. Ju pershendes. Puna juaj nuk do te mbetet pa u vleresuar nga njerezit e thjeshte te kombit.

  • Pershendes degen e PS ne Britanine e Madhe per takime te tilla me vlere,dhe ne menyre te vecant Z. Lavdrim Krashi, si nje i ri me kulture, personalitet dhe integritet te larte.

  • Ky eshte nje lajm shume i gezushem per mua.Pervoja e laburisteve do t’i sjelle vec te mira Shqiperise.Jam e bindur per kete;kam qene ne Angli dhe e quaj me vlere historike kete atashim te djemve e vajzave socialiste shqiptare tek strukturat e e laburisteve britanike.

  • Ne foto shoh te riun Elson Bajrakurtaj djale brilant dhe me vjen jashtzakonisht shume mire sepse per te tille ka nevoje vendi. Me te tille ka shprese shpresojme te dime te vleresojme potencialin e ketyre maratonomakeve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *