“Dëgjoja zhurma”, shkaku që djali mbyti me duar nënën e tij

Elton Tafaruci

Ditën e djeshme, një krim brenda familjes ndodhi në lagjen ‘Çlirimi’ në Elbasan, ku djali Ardit Zenelhoxha 30 vjeç mbyti me duar nënën e tij 69-vjeçare Nedije Zenelhoxha.

 

Pas krimit, djali telefonoi xhaxhain duke i thënë: “Eja pak shpejt në shtëpi, na ka ndodhur një ngjarje e rëndë”. Xhaxhai kuptoi se 30-vjeçari kishte mbytur nënën e tij dhe ka njoftuar policinë, shkruan sot ‘Gazeta Shqiptare’.

 

Ardit Zenelhoxha u arrestua nga policia dhe në momentet e para ishte në gjendje shioku. Gjatë marrjes në pyetje në komisariat, ai tha se dëgjonte zhurma, duke mos e specifikuar saktësisht se çfarë donte të thoshte.

 

“Dëgjoja zhurma, nëna bënte zhurmë”, ka thënë ai para hetuesve. Gjatë ekspertizës, u vërtetua se në trupin e së moshuarës nuk kishte shenja dhune, ndërsa vdekja ishte shkaktuar si pasojë e mbytjes me duar.

 

Policia vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen, pasi dyshimet e deritanishme janë se i riu ka mbytur nënë në një situatë depresioni apo skizofrenie.

Share This Article
2 Comments
  • Ky xhaxhai i djalit nuk duhet te jete pa gje!
    Ai qenka parashikues ngjarjesh. Shikoni se cthote: me mori nipi ne telefon dhe me tha te vija shpejt. Ai kuptoi qe djali kishte mbytur nenen dhe njoftoi menjehere policine…

  • Shenja skicofrenie. 30 vjec mosha qe shfaqet. Deri nevate moshe njeriu nuk ka shenja. Pastaj fillojne. Hijet njera prej tyre. Zakonish eshte e trasheguar. Njeri nga prinderit duhet ta kete pasur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *