Ish-Drejtori i burgut famëkeq të Spaçit, Meto Kondi, ka dhënë një intervistë për një gazette dje ku thotë se të burgosurit i ka trajtuar si intelektualë. Madje, për Lubonjën, thotë se “ i kam folur disa herë si prind”.
Madje, i pyetur se çfarë bëri me Fatos Lubonjën para se ta fuste në birucë, përgjigjet: “Unë e thirra të bisedonim Dhe i thashë se si intelektual duhej ta kuptonte pozitë e vet të vështirë, por dh epozitën tonë si eprorë. Unë nuk i trajtoja kurrë si të burgosur, por i trajtoja si intelektualë” Madje, ai pretendon se dënimi që iu dha Lubonjës ishte shumë i vonuar me kundërshtimin e tij agresiv. Po çfarë kish kundërshtuar në mënyrë agresive Lubonja? Thoshte “Unë nuk punoj për Enver Hoxhën”. Dhe me këtë, e ka vënë në siklet ish-drejtorin. Sepse, ai jo vetëm që nuk shkonte në punë të detyruar, por “nuk gjente asnjë justifikim për këtë”.
Ai tregon dhe për “pozitën e vështirë” ku u ndodh pasi Lubonja në birucë një grevë urie. Biruca ishte vendi ku përfundonte vazhdimisht Lubonja, pasi drejtorit, i hapte “probleme”. A thua ti besojmë këto historira të tipit: Dëgjoni çfarë them unë për mua?!
Email nga adresa: [email protected]