Deklarata e Berishës, pronarët e ullishteve në Prevezë dëbojnë punëtorët shqiptarë

anazapta

Deklarata e kryeministrit Berisha, e bërë disa ditë më parë në Vlorë, vazhdon të shkaktojë zhurmë në Greqi. Kësaj radhe, sipas Balkanweb, e cila u referohet mediave greke pronarët grekë të ullishteve në Prevezë kanë dëbuar punëtorët shqiptarë.

Pronarët e plantacioneve të ullishteve e kanë cilësuar provokim deklaratën e Berishës, i cili e përfshinte Prevezën brenda territoreve shqiptare.

Kryeministri Berisha e bëri deklaratën e shumëkomentuar në Vlorë, gjatë festimeve të 100-vjetorit të pavarësisë.

Kjo ishte edhe arsyeja e anulimit të vizitës së ministrit të Jashtëm grek në Shqipëri.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *