KUVENDI / Batutat pas “prostitutave” të Berishës

anazapta

Ish-kryeministri Sali Berisha shkakton gjithnjë reagime sa herë del në foltore.

Por rasti i djeshëm ishte paksa ndryshe, pasi Berisha foli për “prostituta”.

Duke dashur të dëshmojë se nuk i është asnjërit borxh, Berisha mes të tjerave tha se “nuk ka prostitutë shtylle që të thotë se i detyrohem një qindarkë.”

Kjo deklaratë e ish-kryeministrit nuk mund të mos kalonte pa batuta nga radhët e deputetëve të mazhorancës të cilët nuk mbajtën dot të qeshurën.

Erjon Braçe: U paske dhënë edhe atyre lekë…?
Taulant Balla: I paske paguar një më një…
Arben Çuko: U paske dhënë nga 10 mijë euro…
Sali Berisha: Pse ju bëni interpretimet tuaja për këto që them, është puna juaj, por unë ju thashë një të vërtetë të madhe. Nuk ka njeri në botë që mund të thohet se i detyrohem, as më detyrohet.
Piro Lutaj: E mësuam dhe një gjë të re nga ty o Sali…
Sali Berisha: S’mund të thotë njeri sot që as më detyrohet dhe as i detyrohem…

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *