Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, ka thënë se të qenit nënë dhe kryetare e bashkisë së një qyteti si Roma, janë detyra të papajtueshme, duke shkaktuar polemika në Itali mbi rolin e grave në politikë.
“Një nënë nuk mund të angazhohet në një punë që i merr deri 14 orë në ditë”, tha manjati në një emision në radion “Radio Anch’io” kur u pyet nëse liderja i ultrakonservatorëve “Vëllezërit e Italisë”, Giorgia Meloni, shtatzënë, mund të aspironte për postin e kryetares së bashkisë së kryeqytetit.
Për Berluskonin është “e qartë për të gjithë se një nënë nuk mund të angazhohet në punë që në këtë rast do të ishte e tmerrshme, sepse Roma është në një situatë katastrofike”.
Komentit të liderit të “Forza Italia” iu përgjigj Kryeministri, Matteo Renzi , i cili përballë pyetjes nëse një grua mund të mbajë një post të tillë, tha “sigurisht, po absolutisht”.
Deklaratat e të dyve vijnë një ditë pasi Ministrja e italiane e Shëndetësisë, Beatrice Lorenzin, tha se Italia “nuk është një vend për gratë”, pasi u vu në pikëpyetje së fundmi përshtatshmëria e Melonit dhe një politikane u fye për pamjen e saj fizike. /DITA
