Kërkesën e socialistëve dhe demokratëve për të ribërë Kodin Elektoral, të paktën në disa parashikime të tij ligjorë, e sheh si domosdoshmëri edhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. E para që kërkohet nga Ilirjan Celibashi është që ndryshimet të ndërmerren në një periudhë të hershme, për t’i dhënë mundësinë KQZ-së, të përmbushë detyrimet.
“Gjëja e parë që duhet të bëjnë nëse kanë ndërmend të ndryshojnë kodin zgjedhor, këtë duhet ta bëjnë sa më shpejt të jetë e mundur, me qëllim që ti lihet kohë administratës zgjedhore t’i përgatisë zgjedhjet jo sikur bëhet luftës, sikur jemi në një situatë alarmi, t’i përgatis ashtu sikur përgatiten zgjedhjet në një vend normal nga pikëpamja e demokracisë, zhvillimit politik, debatit politik, garës elektorale, në fund të fundit”, tha Celibashi për Vizion Plus.
Ndryshimet e pritshme, për Ilirjan Celibashin, duhet të përfshijnë edhe riorganizmin e vetë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e veçmas për një nga proceset më thelbësore, atë të ankimimeve.
“Mendoj që duhet të ketë adresim të mënyrës sesi është organizuar dhe funksionon administrata zgjedhore, përfshirë kjo edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, por më së shumti në nivelin e dytë dhe të tretë të saj, mënyra sesi trajtohen ankimimet zgjedhore, mendoj se duhet të ketë një rikonsiderim të këtij aspekti. Në vlerësimin tim në pikëpamje të kohës krijon një lloj problemi po kështu edhe në pikëpamje të një lloj eficence në shqyrtimin e ankimeve.”
Po aq të nevojshme, ndërhyrjen në ligjin zgjedhor, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve e sheh edhe te: “Çështja e sjelljes së administratës publike në periudhën zgjedhore, financimi i partive politike, dhe jo vetëm për fushatën zgjedhore.”
Në pritje të konkluzioneve dhe rekomandimeve të raportit të OSBE-ODIHR, edhe vetë KQZ është në proces analize të të mirave dhe të metave që prodhoi procesi zgjedhor i 25 Prillit, që nga zbatimi i suksesshëm i teknologjisë, te mosrealizimi i votës së emigrantëve, debati për fletën e votimit apo shkelja në jo pak raste e vendimit për aktivitetet e ndaluara.
e.sh/Dita

Mendoj që të shumfishohen paratë e buxhetit të shtetit për partitë për fushatën zgjedhore por, të jemi të arsyshëm, të mos kaloj 300 miljon euro ku gjysma e parave ti jepen kryetarëve të partive për torbën e tyre personale dhe pjesa tjetër tu jepet para e thatë në dorë për torbat modeste të patronazhistëve të partive dhe të harxhohen pa kursim për blerjen masive të votave në tregun e bagëtive elektorale dhe
lista e deputetëve fitues të bëhet që para ditës së zgjedhjeve me një kartpicetë që mbulon tavolinat e pijetoreve nga kryetarët e partive mbasi të hiqen pjatat, thërrimet, mbeturinat dhe gotat e pijes mbas gostisë elektorale nga kamarieri duke lën si alternativë që listat e kandidatëve mund të bëhen edhe me letrat higjenike të tualeteve dhe
votuesit të mos mundohen fare të venë në kutitë e votimit dhe të vendosin kryetarët e partive me konsesus për ftuesit, numrin e tyre sipas partive dhe emrat shënuar në listat bërë me kujdes në kartpicetat e tavolinave ose ose letrave higjenike elektorale të kryetarëve të partive dhe
këto të ligjërohen dhe besoj do të ken konsesusin e gjithë deputetëve të kuvëndit të ri duke filluar nga deputeti Sali Berisha, tek Monika Kryemadhi dhe duke mbaruar te kryepatronazhisti i PS, shoku i nerum Edi Rama,sepse të tre vdesin për zgjedhje të lira e të ndershme dhe
nuk e di do të jenë pro deputetët e nerum të shokut Tom Doshi të PSD blerë me para të thata në dorë në tregun e bagëtive partiake nga pronari i kësaj partie shokut akademik Skënder Gjinushi se deputeti Nard Ndoka, mbasi të bëj një padjezhka elgante me antaren e vetme të partisë së tij, do të jetë ndakort.