Deklarata e fortë e mjekut: Kam parë pacientët e infektuar me COVID për kafe në lokale të ndryshme!

J L

Epidemiologu Ilir Alimehmeti dhe pneumologu Adrian Jorgji u shprehen se duhet një menaxhim specifik dhe shumë vigjilencë.

Doktor Jorgji tha në emisionin ‘ABC e Pasdites’ se ndërgjegjja qytetare ende është në nivele të ulëta, pasi pacientë të cilët ai i ka diagnostikuar me Covid-19 kanë levizur lirshëm në lokalet apo baret e Tiranës.

“Unë i rri fort ndërgjegjes qytetare. Unë kam parë pacientë të mi, edhe ditën që janë diagnostikuar për kafe apo për një gotë në lokale të ndryshme. Dhe po flasim për pacientë me covid, shpreh keqardhjen  për këtë”.

Alimehmeti shtoi së ekziston si sanksion edhe pse nuk ishte në dijeni nëse është praktikuar.

Të dy ndajnë mendimin se nëse jeni i shqetësuar për situatën në të cilën gjendeni, atëherë duhet te shmangen vendet e mbipopulluara.

Doktori Alimehmeti nënvizoi se: “Nuk ka shumë teatro të hapura, shkolla ka më shumë. Mos ventilimi është faktor risku. Por unë do thoja ka një ulje të madhe ndërgjegjësimi nga njerëzit. Nëse ke një autobus të tejmbushur mos u hip, ec”.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Ne Europe shkollat tani ne dimer po i mbajne dyert e klasave hapur, pasi mbajtja e dritareve hapur mund te ftohi femijet. Sekreti eshte qe ajri qe thithet mos jete i ngarkuar me virus, prandaj i meshohet shume ventilimit. Nje ngarkese me virus e dobet ne ajer, shmang infektimet. Edhe avokat Idajet Beqiri e tha, qe ne nje salle te vogel gjygji ishin rreth 80 vete. Ne ate salle me aq njerez u paska dashur te mbaje maske kunder nukleare dhe jo maske te zakonshme. Ventilim, distancim, maske.

  • Infektimi me i madh behet ne urbane dhe ne klube ku nuk respektohet asnje rregull anti covid dhe askush nuk i kontrollon dhe denon!
    Nuk ka nevoje te vendosen mijra police me blloqe gjobash ne rruge,por te vendoset kontroll i rrepte neper stacionet e autobuzeve dhe klubet!
    Ndryshe kjo pune do marre keq!
    Nje shtet i PA AFTE!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *