“Në vazhdim të dialogut me Prishtinën, Beogradi do të insistojë të verifikojë çdo gjë që i takon pasurisë serbe në Kosovë. Kadastra thotë se 58 për qind e tokës së Kosovës është në pronësi serbe”. Kështu deklaroi Marko Gjuric.
Sipas tij, zgjidhja e marrëdhënieve pronësore në Kosovë do të jetë një nga kushtet kryesore të palës serbe në mënyrë që të arrihet normalizimi i gjithanshëm i marrëdhënieve me Prishtinën. Gjithnjë sipas tij, në vazhdim të dialogut të Brukselit, Beogradi do të kërkojë rishikimin e privatizimit në Kosovë e me këtë iniciativë zyrtarisht do t’i drejtohet UNMIK-ut e EULEX-it.
Gjuriç, duke folur për gazetën “novosti” të Beogardit, thotë se privatizimi në Kosovë është bërë pa i respektuar dispozitat e UNMIK-ut dhe pa pajtimin e bashkësisë serbe dhe të Serbisë.
Kështu, sipas tij Serbia është dëmtuar me shuma të paçmueshme parash. Në kuadër të bisedimeve për pronën që i pret, Beogradi, në veçanti do të kërkojë në restituimin natyror të pasurisë kishtare, që do të thotë kthim të tokë së marrë manastireve e jo dëmshpërblim për të.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se “studimi i gjithanshëm për privatizimin në Kosovë thotë se më shumë se 900 ndërmarrje janë bërë me titullarë jo legalë dhe pa pëlqim të pronarëve të vërtetë dhe se e gjithë kjo, është prezantuar në sesionin e fundit të dialogut të Brukselit
“Për kërkesat e veta Beogradi ka mbulesë me letra, sepse evidenca kadastrale thotë se 58 për qind e tokës në Kosovë është pronë serbe. Në pronën shtetërore e shoqërore është 29 për qind e saj, 14 për qind gjendet te subjektet ekonomike, ndërsa në pronën private e kishtare është 15 për qind e territorit të Kosovës”.

CNA VRISNI VESHTE ME KETA SERBE FASHISTA …… CFARE PRISNI QE TE THONE SERBET …. QE KOSOVA ESHTE SHQIPERIA …. QE ILLIRA KA EGSISTUAAR QE TOKAT E SERBISE JANE SHQIPTARE ….. MJAFT NA SHKRUAJTET PER DISA IDIOTA QE ENDERROJEN AKOMA …APO DONI PERCARJEN ….. CFAR THONE SERBET SDUAM TJA DIME POR TE BASHKOHEMI KJO ESHTE E GJITHE PUNA …RAMA DUEHT TE HEQI KUFIJTE ME KOSOVEN ..MJFAT ME POLITIKE TE PPERCARJES …
Ky lloj idioti serb ke kujton “gozhden e nastradinit” ne murin e shtepise se shitur, por me nje ndryshim , ky nuk eshte ai i mencuri ,por” Nastradini budalla”.
Si mund te flase nje njeri me mend per copa toke serbe ne zemer te Kosoves sepse atoi perkasin kishes?
Po a e din ti more i humbur se edhe kishat jane te Kosoves pamvarsisht se ju dolet “frekuentues dhe mbrojtes se tyre”pas nje sundimi 500 vjecar turk.
Merreni per veshi kete lloj Marko dhe silleni ne kishat shqiptare ne brendesi te shqipove ne BeratPermet Korce, Gjirokater, Fier, Durres e kudo ku ka ortodokse dhe te shohe cfare ndryshimi kane kishat ne token e Kosoves me keto ketej.Asgje, edhe radhitja e gureve te mureve edhe ikonat jane po ato ,prandaj mos flosni marrezira ne emer te asgjese .