Deklarata e Kotzias, reagon Meta: Ushtria shqiptare e di kufirin e saj

DITA Online

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave të ish-ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, i cili tha se, se ushtria helene nuk njeh kufirin mes Shqipërisë e Greqisë.

Sot qarkulloi një lajm që shpresoj të jetë fake-news, ku një ish-ministër i një vendi fqinj që thoshte që ushtria e këtij vendi nuk njihte kufijtë e Shqipërisë. Ne duhet të jemi të qetë edhe kur këto lajme janë të vërteta dhe kur janë fake-news. Këtu është roli i mediave për të mbajtur një distancë ndaj çdo manipulimi që rrit retorikën dhe na largon nga bashkëpunimi.

Në rastin se është fake-news, të gjithë duhet të punojmë që lajme të tilla t’i izolojmë. Në rast se është i vërtetë, natyrisht çështja është edhe pak më serioze. Natyrisht, nuk jam i shqetësuar për arsye që edhe si komandat i Forcave të Armatosura, ushtria shqiptare e di kufirin e saj dhe nuk ka asnjë pretendim ndaj një vendi tjetër si vend demokratik që jemi. Jam i shqetësuar pasi duhet të theksojmë gjuhën e bashkëjetesës.

Së dyti, Ballkani është një rajon shumë i trazuar, historikisht, etnikisht dhe ka vetëm një rrugë për të ecur përpara dhe të gjithë të përdorim standardet evropiane me pakicat. E vetmja zgjidhje është bashkëjetesa dhe harmonia dhe t’i qëndrojmë asaj me të cilën është themeluar Evropa”, tha kreu i Shtetit gjatë një aktiviteti.

v.l/ Dita

Share This Article
6 Comments
  • Sa te lumtur do te ishim sikur edhe presidenti i Kosoves Thaci ti thote Vuciqit si i tha presidenti i Shqiperise Meta greket Kotsias , por jo edhe pse Serbija mbane pretendime te hapta teritoriale ndaje Kosoves dhe soldateska e saje kryen manovra provokuese ushtarake ne teritoret ku banoje shqiptaret Presheve dhe bashnjaket Sjenice , Tutin dhe Pazarin e Ri duke demonstrira force dhe shkatuar frige te banoreve te atyre aneve. Presidenti i Kosoves e ka nda mendjen e tij te korigjimit te kufirit qe ne shqip perkthehet si falje teritori te Veriut te Kosoves Serbise

  • Hopppaaaaa, rrup-sup ia beri grekut komandanti i pergjithshem gjeneral-kapedan Ilir Metja. Ky eshte president dhe s’e di akoma nese lajmi eshte i vertete(?!) Apo i rreme.

  • Kjo eshte pergjigje per shqiptaret sigurisht, se Ushtria shqiptare nuk e di ku i ka kufijte detare, qe kur Berisha i hoqi per ti dhene detin Greqise.
    Dhe me e bukura as Ramuti nuk i ka rivendosur kufijte detare.
    Pyesim Meten tani, e di gje ne ka apo jo Shqiperia kufij detare?
    Apo po behen akoma bisedime te fshehta per ndonje nderhyrje tjeter te vogel? Sigurisht me te mire nga Berisha..

  • Gazeta franceze “Le Mond” e i ka kushtuar një shkrim “incidentit” të ndodhur në tribunën e personaliteteve me rastin e përkujtimit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore të shënuar më 11 nëntor.
    Jo pak njohësve të kulisave diplomatike u ra në sy fakti se presidenti i Serbisë ishte deklasuar në një tribunë të rangut të dytë, kurse homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi renditej përkrah Putinit, Merkelit dhe Trampit.
    Turpërimi dukej edhe më i madh po të mendohet se Serbia nuk e njeh Kosovën”, komenton gazeta.
    Diplomatët francezë janë justifikuar se ky ishte një gabim protokolli dhe këtë qëndrim ka mbajtur edhe ambasada franceze në Beograd shkruan e përditshmja që kujton se sipas historianëve Serbia është një nga vendet që ka pësuar më shumë humbje gjatë luftës së madhe dhe një e treta e ushtrisë së saj u shfaros gjatë këtij konflikti.
    Por sipas gazetës, serbët mendojnë se shfajësimi francez është i pabesueshëm dhe në këtë “lojë vendesh” asgjë nuk ka qenë e rastësishme.
    Gazeta boton citimin e presidentit Vuçiq që thoshte se aty në tribunën ku e kishin vendosur ai nuk iu besonte syve për atë që shikonte, duke ulur shikimin përdhe dhe duke kujtuar sakrificat e serbëve gjatë luftës.
    Le Monde” citon gjithashtu edhe spekulimet që vazhdojnë në Beograd se përse mund të ketë ndodhur ky deklasim i Vuçiqit në raport me Thaçin dhe e mbyll shkrimin e saj me një premtim të presidentit serb: “Kur Macron të vijë në fillim të dhjetorit në Serbi, unë do të ftoj mija vetë që ta përshëndesin, që ai të kuptojë se ç’është mikpritja serbe dhe si e shohim ne miqësinë e vërtetë

    Por ,ne Kosove se krejte ne fund , pasi te nenshkruhet marreveshja mese Kosoves dhe Serbise , Vuciqi qe ne Paris ishte ne rednim e fundit do te ike me nji COPE TOKE te Kosoves kurse Hashim Thaci na doli nevreshin e dyte do te na le me gishta nd goje
    Kjo u pa edhe me rastin e kthimit te eshtrave te Isa Boletinit ( disa vite me pare ) nga Vlora ne fshatin Boletin te Komunes se Zveqanit e cila eshte ne Veri te Kosoves kur , presidenti Thaci doli haptas kunder kthimit te eshtrave dhe rivarrosjes se Prijesit te Kosoves Isa Boletinit sepse , doli ne shesh se ai qyshe ateher kishte nda mendjen
    Veriun dhe Komunen e Zveqanit bashke me fshatin Boletin te ia fale Serbise

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *