Lennox Lewis ka insistuar se ai do të kthehej nga pensioni në moshën 53 vjeçare për një rimeç me Mike Tyson – nëse paguhet 100 milionë dollarë (88.9 milionë euro).
Tre herë ish-kampioni i botës në peshat e rënda, e mposhti Tysonin në rundin e tetë në një luftë të madhe në vitin 2002, raporton Gazeta Express.
Meçi i radhës, fitorja kundër Vitali Klitschko, në qershor të vitit 2003, ka qenë i fundit për Lewisin në boksin profesionist, kurse Tyson, tani 52-vjeçar, iu bashkua atij dhe u pensionua dy vite më vonë, pas tri meçeve në vitin 2005.
Megjithatë, Lewis pranoi për Joe Rogan se joshja e një pagese fitimprurëse mund ta tundonte atë që të rikthehet nga pensionimi.
Për çmimin e duhur, Lewis do të zbriste sërish në ring për një meç historik legjendash.
“I kam thënë shumë njerëzve se do t’i heq pizhamet për 100 milionë dollarë”, u shpreh ai.
“Kështu që nëse jeni serioz, ejani zemër, më tregoni letrat”, shtoi ai.
Tyson, me të cilin Lewis kërkon rimeç, në moshën 20 vjeçare, u bë kampioni më i ri në kategorinë e peshave të rënda të boksit, në vitin 1986, kur e mposhti Trevor Berbickun, në Las Vegas, transmeton Gazeta Express.
Gjatë karrierës, Tyson nuk ka pasur një jetë të qetë.
Ai është arrestuar njëherë për përdhunimin e 18-vjeçares Desiree Washington dhe në vitin 1992 u dënua me gjashtë vjet burg.
Ai qëndroi në burg për më pak se tre vjet. Edhe pse u bë përsëri kampion në kategorinë e peshave të rënda, në vitin 1996, disfata e dyfishtë kundër Evander Holyfield, përfshirë këtu edhe incidentin e famshëm të kafshimit të veshit gjatë rimeçit, e filloi një rënie drastike për Tysonin.
Ish-kampioni i humbi tri-katër meçet e tij të fundit, përfshirë këtu edhe dy disfata turpëruese, kundër Danny Williamsit dhe Kevin McBride dhe tani është sfiduar nga Lennox Lewis.
v.l. Dita

IN BOCCA AL LUPO