Deklarata e Metës, Ahmetaj: Është dygjuhëshe edhe e dykuptimtë

DITA Online

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, komentoi deklaratat e Presidentit Meta, i cili këtë të hënë tha se “Klasa politike shqiptare duhet të marrë përgjegjësitë e saj dhe nuk duhet të fshihet pas asnjë ndërkombëtari siç ka ndodhur deri tani dhe çështjet duhet të zgjidhen në mënyrë transparente, me dialog, larg pazareve dhe keqpërdorimeve, qoftë edhe të ndonjë ndërkombëtari”.

Nga studio e ABC News gjatë emisionit “Mbrëmje Ide” nga Mirela Milori, ai tha se gjuha e Presidentit është dygjuhëshe dhe e dykuptimtë.

Qëndrimi i Presidentit është siç është dygjuhësh edhe i dykuptimtë. Është në traditën e presidenti aktual, ku në këndvështrimin tim politk tenton të ngarkojë me përgjegjësi të dy palët politike, ose të tre palët politike, ish-palën e tij, LSI-në. Po të ishte presidenti përpara gazetarëve, pyetja më e natyrshme është  çfarë sistemi jeni duke i referuar? Sepse ne jemi në sistem demokratik. Kemi dalë ne jashtë parlamentit apo opozita? Dhe në çfarë sistemi merren përgjegjësitë?”, tha Ahmetaj.

Sipas Ahmetajt, ka dy fusha përplasjesh në demokraci. E para është parlamenti dhe e dyta janë zgjedhjet tha deputeti i PS-së duke bërë thirrje që opozita të largohet nga dhuna.

v.l/ Dita

Share This Article
11 Comments
  • Deklarata jo të përgjegjëshme i ka futur ethet në barkë reforma në drejtësi do të jetë i dyti në qeli

  • Ti prene ne mes shetitjet neper bote Ilir Meta! po ti ja ke marre doren ; Vjen ne Tirane , ben ndonji deklarate as mish as peshk dhe i hipen avionit per te vazhduar shetittjet neper bote ,sepse e ndjen qe nuk te digjon askush dhe se fundi afroi!

  • Beni ne rolin e perkthyesit. Hajde po deshe mos thuaj qe keta rilindjotet nuk jane figura poliedrike te spiropalizuara.

  • Meta eshte mafioz dhe do beje punen e mafiozit,pse cuditeni.Ju jeni ne qeveri prova ka sa te duash.Pse ju duket cudi??Prisni te flase si president mafiozi???Ik o Ahmetaj se nuk keni guximin e te ndjerit Dritan Prifti.

  • Specialisti i gjuheve te huaj ju flet se ma ne fund eshte ne profesionin per te cilen u arsimuar :ate te perkthimit , ky njeri qe fatkeqesisht e patem ne ekonomi…!

  • Jo o Zotni , eshte edhe rruga ne demokraci bile eshte ajo cka dalon nje demokraci nga nje diktature : mundesia me protestuar ne rruge kunder kapjes se shtetit nga njereze si ju , mundesi qe nuk lejohet ne diktatura

  • Meta është hjadut me bllok në dorë i dalë në TV cullak duke vjedhur 800 qinë-mijë euro ,+ RROGËN SI PRESIDENT unisonit me krimin e Sali e Lulë Bashës +Monika K,,me çizme në dorë duke sulmuar kryeministrin për të penguar heqjen e LLallës nga datyra.A ka vend më të ofenduar se Shqipëria ku burrë e grua ishin deputet ,këta jan grupe hajdutësh së bashku me S.Berishën që themeloi edhe shoqërinë islamike në shqipëri me ndihmën e Gazidedes ,ku i shoqatës islamike në shqipëri kryetar u bë vetë S.Berisha ,dhe pastaj mori qindra e mijra euro dhe dhurata për Lirie sllobodankën Berisha.Meta është njeriu me dy faqe shumë i poshtër ,një legen ,një falsifikator ,sherrin ja pa PS-ja .Është i lidhur edhe me shërbimet e KGB-së të putinit.Nuk i intereson BE-ja .

  • Meta fatkeqesisht, cdo here po del deshmitari me I pakuptimt per President,Por, anues-perkrahes I qart dhe opozitar besnik nga instuticioni I shtetit ne prapaskene.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *