Deputeti socialist Pjerin Ndreu ka reaguar përmes një komenti në rrjetin social Facebook në lidhje me fjalën e Presidentit Bujar Nishani në Forumin Europian Alpbach 2014.
“Vasaliteti te disa njerëz është mënyrë sjellje e kultivuar, pavarësisht se mban mbi supe edhe peshën e rëndë dhe me përgjegjësi të Kreut të Shtetit…! Ky vend nuk ka nevojë për modele të tilla që denigrojne besimin e popullit shqiptar…!”, shkruan ligjvënësi socialist.
Reagimi i tij erdhi një ditë pasi Presidenti Bujar Nishani akuzoi Qeverinë për sjellje me dy standard, ndryshe kur është në opozitë dhe ndryshe kur kalon në pushtet.
“Ndryshimi i mentalitetit është sfida më e vështirë e shoqërisë shqiptare dhe e shoqërive pastotalitare në përgjithësi. Mungesa e tolerancës dhe konsensusit dhe qëndrimi i dyfishtë me kërkesa për standarde të larta demokratike në opozitë dhe qëndrimet autoritare në pozitë, qëndrimi në pritje në vend të marrjes së nismave janë shfaqje e mentalitetit të shkuar, të cilat ngadalësojnë procesin e zhvillimit të demokracisë dhe të reformave”.
