Deklarata e papritur e Papës: Më kanë mbetur edhe 2-3 vjet jetë (FOTO)

redaktor

Papa Françesku ka bërë një deklaratë shokuese rreth vdekjes së tij dhe atë që ai nuk e quan vdekje por mundësi e një takimi të afërt me krijuesin e tij, Zotin.

– Më ka mbetur 2 ose 3 vjet jetë, – mësohet të ketë thënë Papa, në një konferencë për shtyp me gazetarët, në avionin me të cilin kthehej nga vizita në Korenë e Jugut. Një deklaratë nga ajri, por nga ato me shumë këmbë në tokë!

Papa Françesku duke folur në avion për gazetarët
Papa Françesku duke folur në avion për gazetarët

Për herë të parë Papa Francesku ka folur publikisht për një problem shëndetësor të tij, i cili mund t’a detyrojë atë, të ndjek shembullin e paraardhësit Ratzinger, i cili la papatin për arsye shëndetësore vitin që shkoi, duke përshpejtuar zgjedhjen e një pape të ri. ( Për Ratzinger “La Stampa” pretendoi se ishte detyruar të jepte dorëheqjen, por Benedikti i XVI, reagoi me një letër se ky ishte një spekulim dhe se ai la papatin vetëm pse ishte shumë I vjetër në moshë për të mbajtur detyrën e tij).

Papa Ratzinger teksa ndihmohet për t'u ulur në karrige në një nga oborret e Vatikanit
Papa Ratzinger teksa ndihmohet për t’u ulur në karrige në një nga oborret e Vatikanit

Papa Francesku, nuk ka dhënë detaje, por ka treguar se ka të bëje me një “çështje nervash” pa dhënë sqarime të mëtejshme për sëmundjen, e cila nuk i jep më shumë se 3 vite kohë jete, sipas tij.

“- E shikoj këtë, si një bujari të zotit. Përpiqem të reflektoj për gjithë mëkatet e mia, për gabimet, pa u krekosur sikur jam krenar. Dhe e dini pse? Sepse unë e di që do të zgjas pak”,-tha ai për gazetarët në bordin e avionit.

Menjëherë pas kësaj deklarate, zemërndriçuar, ai shtoi:” Dy ose tre vjet dhe pastaj do të pushoj në shtëpinë e zotit”.

Papa Françesku është 77 vjeç, dhe ai është Papa më vital në vite. Energjitë e tij janë edhe çelësi i popullaritetit që ai e fitoi menjëherë sapo mori drejtimin e Vatikanit.

Në kohen kur ai ishte kandidat për tu zgjedhur Papë, reporterët zbuluan se ai kish vetëm një veshkë. Njërën, e ka hequr për shkak të një infeksioni kur ishte adoleshent ne Argjentinë.

Por ai nuk e lidh sëmundjen aktuale me veshkën e munguar.

-“Një nga arsyet e neurozës sot, duhet të jetë fakti që jam natyrë shtëpiaku”. Ai kujtoi për gazetarët, se hera e fundit që ai ka bërë një pushim jashtë Argjentine, ka qenë me komunitetin e jezuitëve, në vitin 1975. ( Papa edhe në Vatikan jeton në një apartament tepër modest. Ai ka refuzuar të gjithë privilegjet duke bërë një jetë të thjeshtë, gati shumë pranë të varfërve).

Papa Françesku duke iu përgjigjur gazetarëve për shëndetin e tij. Konferenca për shtyp në bordin e avionit pas kthimit nga vizita në Korenë e Jugut
Papa Françesku duke iu përgjigjur gazetarëve për shëndetin e tij. Konferenca për shtyp në bordin e avionit pas kthimit nga vizita në Korenë e Jugut

Papa Francesko do të mbërrij në Tiranë në 21 shtator të këtij viti. Ai është Papa i dytë pas Vojtilës, që do të prek tokën shqiptare. Në Tiranë kanë nisur prej disa kohësh pregatitjet për vizitën e Papa Franceskos. Përgjatë gjithë bulevardit dhe në disa institucione të rëndësishme po kryhen punime si dhe pritet të ketë ndryshime edhe në aeroportin Nënë Tereza.

Një pjesë e axhendës së Vatikanit është publikuar, por në kushtet e deklaratës së fundit të Papa Franceskut, duhet të lutemi për të dhe t’i urojmë shëndet si dhe të pranojmë që jemi me fat për një vizitë të tillë, aq më tepër kur koha në rastin e këtij Pape, është vërtet flori!

 

Përktheu dhe përgatiti Mira Kazhani.

Marrë nga Daily Mail.

Share This Article
13 Comments
  • Vetem tre persona jan te kenaqur me personin me ndikim ma te madhe ne planet per dekleraten e tij per vdekjen e tij.Ka xhihadista edhe ne Shqiperi qe per fate te keq flasin shqip.Kta jan mbeturina te mbetur nga turqit.

  • I jemi shume mirenjohes .Vatikani dhe perendimi e ka dashur Shqiperine brenda vehtes
    Fatkeqesia e atij ndi jane ISLAMO KOMUNISTET .
    Poeti dhe filosofi indian Tagora diku thote: Nje popull qe e kaluara e tij historike nuk e meson per te korigjuar te sotmen ,eshte i destinuar te zhduket ne te ardhme Mendje te ndritura si KADARE,KONICA etj.bene dhe bejne cmos te na hapin syte A DEGJONI JU JENICERET E ERDOGANIT DHE TE KALIFATIT?
    KAM FRIKE SE JO .Uroj te jem une i gabuar.

  • Per beni dhe libri!
    Me vjen keq per ju nese jeni besimtare!

    Me sa di une ne librat fetar eshte e ndaluar te adhurosh nje person!

    Gjithsesi, gjin vlashi, perendimi dhe vatikani na e kan treguar se jan bujar me ne, vatikani qe ne kohen e skenderbeut, duke e vrari mbasi nuk i duhesh me, ndersa perendimi qe pas 90 qe instaloj bazat sekrete per trampoline ne ballkan!

    Vec Shqiptareve asnje tjeter sna e do te miren, na duan vec pasurite qe kemi si toke e pozicionin te mire qe kemi gjeografikisht.

  • -…mark-ujk-u dil nga shpella dhe meso te flasesh njerezisht,shprehe dhimbjen{neqoftese ndjen..}dhe mos u be mekembesi i djallit ne toke.,se edhe papa flet per mirekuptim dhe distancim nga djajte qe s’u mbaron benzina per zjarr,si puna jote .

  • mjer mjer
    A.A
    Shifni aty posht ku thuhet si ndiheni per ket artikull dhe del se vetem tre persona kan ndier knaqsi per dekleraten e papes.E pra e kam fjalen se gjithca mund te jene po jo njes.Me vjen keq se te till ka shume ne vend po ma e keqja eshte se flasin shqip.Kta dhoj njerzish i ka lene 500vjet mbrap turqia e 50 vjet partia[ppsh]

  • mjer mjer
    A.A
    Shifni aty posht ku thuhet si ndiheni per ket artikull dhe del se vetem tre persona kan ndier knaqsi per dekleraten e papes.E pra e kam fjalen se gjithca mund te jene po jo njes.Me vjen keq se te till ka shume ne vend po ma e keqja eshte se flasin shqip.Kta dhoj njerzish i ka lene 500vjet mbrapa turqia e 50 vjet partia[ppsh]

  • Nuk je dhjakon ne murgjerine a manastirit te malit te shenjte,ti Mark?Keta murgjit greke me shume urrejne papen e Romes,se khalifin e Isis!

  • Ruajna zot,mos na vdese Janullatosi ne Shqiperi!Nuk eshte mire te vije te vdese ne vend te huaj.Greket e kane sjelle per kete qellim,se me ane te varreve percaktojne kufijte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *