Pas lajmit që tronditi miliona fansa të çiftit për divorcin e Brad Pitt dhe Angelina Jolie, aktorja zbulon se pse i dha fund marrëdhënies 12-vjeçare me aktorin. Angie pohon se vendimi është për të mirën e fëmijëve të saj.
“Angelina ka ngritur padi për zgjidhjen e martesës”, thotë avokati i aktores, Robert Offer, në një deklaratë për “Harpers’s Bazaar”. “Ky vendim është marrë për shëndetin e familjes. Ajo nuk do të komentojë dhe kërkon që familjes t’i lejohet intimiteti i duhur”.
/DITA



