Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së qeverisë amerikane sa i takon çështjes “Tahiri”, duke thënë se ajo ishte shumë e qartë.
“Askush nuk është mbi ligjin, askush nuk duhet të gëzojë imunitet nga ligji, prokurorët dhe gjyqtarët duhet t’i shkojnë deri në fund çështjes. Është përgjegjësi e qeverisë të tregojë me vepra se është kundër krimit dhe korrupsionit”, ka cituar Basha fjalët e Hoyt Brian Yee.
Duke përshëndetur deklaratën e zëvendës ndihmës sekretarit të Shtetit, Basha ka inkurajuar prokurorët, gjyqtarët dhe të gjithë punonjësit e drejtësisë që të mos ndikohen e mos tremben nga asnjë presion politik.
“Të mos ndalen e as të shkurajohen, por të punojnë me kurajo profesionale dhe përkushtim atdhetar derisa të nxjerrin të vërtetën dhe të bëjnë drejtësi në çështjen Tahiri”, ka thënë Basha.
Ai ka theksuar se, është momenti që Rama dhe shumica në pushtet të ndalin sulmet dhe kërcënimet ndaj prokurorëve, gjyqtarëve dhe dëshmitarëve, të cilat kanë dëmtuar sipas tij bërjen e drejtësisë për rastin Tahiri.
“Pandëshkueshmëria e politikanëve duhet të marrë fund. Propagandën dhe llomotijtet në hava për drejtësinë nuk i beson më askush. Sot qytetarët presin të shohin me vepra se politikanët përgjigjen para ligjit dhe dënohen kur shkelin ligjin”, ka shtuar Basha.

Cfare burri kurve ne kuptimin e plote te fjales, e kthen nga i intereson. Pthuuuu qelbesire, shko puthu me Monin tani!
O Basha I O Basha I O Lulezim Basha ! Po prokuroria pse nuk I shkoi ne fund gjyqeve te tua per aferat e projektit Rruga e kombit ,ku ju keni qene I akuzuar dhe e mbyllet gjyqin me shume pretekse politike “juridike ” me gjoja kalimin e afateve por ju perseri jeni I akuzuar dhe do te akuzoheni ju nuk do te harroheni te shkoni ne burg !
Opozita ne demokraci eshte zeri, syri dhe perfaqesuesja e tatimpaguesve qe te kontrolloje e te qortoje ne çdo hap maxhorancen se ciles i eshte besuar qeverisja dhe ekonomia e vendit.
Por deri tani nuk duket te keni kryer punen per te cilen paguheni dhe jeni ne Kuvend.
Eshte fare kollaj te vendosish epitete kryeministrit, te nxjerrish nga goja gjithfare sharje, ta kualifikosh vendin tend si Kolumbi, te pushtuar nga krimi e tj, por kjo nuk eshte opozite. E veshtire eshte qe me specialistet qe keni dhe me deputetet te denonconi konkretisht ate qe behet keq nga qeveria. Epitetet lerini se i gjejme vet.