Thirrjes së Koresë së Jugut për t’i dhënë fund luftës me Korenë e Veriut i është përgjigjur motra e udhëheqësit të Veriut.
Kim Yo-jong thotë se ata janë të gatshëm të rifillojnë bisedimet me Jugun nëse i jepet fund atyre që Veriu i konsideron “politika armiqësore”.
Konflikti që përfundoi në vitin 1953 me një armëpushim dhe jo një traktat paqeje e ndau Gadishullin Korean në dy pjesë, dhe që atëherë provokimet mes tyre nuk kanë ndaluar.
Në fillim të këtij muaj, Koreja e Jugut testoi raketën e saj të parë balistike të lëshuar nga nëndetëset, vetëm disa orë pasi Veriu testoi armën e tyre, duke i dhënë fund shpresave se marrëdhënia mes tyre mund të normalizohej.
Këtë javë, Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in i bëri thirrje Veriut dhe aleatëve të tyre, SHBA-së, që të mbështesin Jugun dhe Kinën që është partneri më i madh ekonomik i Veriut dhe të deklarojnë një përfundim zyrtar të konfliktit dhe të sjellin paqe në gadishull. Ideja e tij u hodh poshtë nga një ministër i Koresë së Veriut i cili e quajti të parakohshme.
Por në një deklaratë të papritur të premten të transmetuar përmes mediave shtetërore, zonja Kim tha se ideja ishte e admirueshme.
“Ajo që duhet hequr janë qëndrimet dypalëshe, paragjykimet jologjike, zakonet e këqija dhe qëndrimi armiqësor për të justifikuar veprimet e tyre, ndërsa fajësojmë ushtrimin tonë të së drejtës për vetëmbrojtje. Vetëm kur përmbushet një parakusht i tillë, do të ishte e mundur të uleshim ballë për ballë dhe të shpallnim përfundimin domethënës të luftës”, tha ajo.
Perspektiva e përfundimit të një lufte më shumë se 70-vjeçare në gadishullin Korean ka qenë shpresa e kësaj administrate në Seul për gati 5 vjet dhe kryesisht e Presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in.
Mesa duket, ky është qëllimi që kërkon të përmbushë përpara se të zgjidhet pasardhësi i tij në mars.
j.l./ dita

Korea e Jugut nuk eshte qeveria Lepur e Afganistanit.
Populli i Korese se Jugut nuk eshte populli ikanak i Afganistanit,,qe me mire vdes nga frika ne rrotat e avionit,se sa ne fushe te luftes./
Demo: Shume e thelle kjo qe ke shkruar eee bravooo
kjo deklarate e korese se veriut vjen pas deklarates qe kinezi beri per nje politike te re te brendeshme te kines.Fitorja e kapitalizmit.Emigrantet qe jetojne e punojne ne kapitalizem e shohin realitetin.Kapitalizmi eshte i forte sepse eshte flexibel,jo dogmatik,i ngurte.Keshtu qe Kimi (e ardhmja e korese se veriut)eshte e zgjuar dhe kuptoi qe diktatura vetem e vdes popullin.Koreanet nuk shkojne nga jugu ne veri por nga veriu ne juge.Njelloj si ne me grekun.
Ajo qe me bene shume pershtypje ,perse nuk ka ankos stres ,ne diktature ,megjithese per globin diktatura eshte e pa deshirushme