Agimi i Artë kërkon largimin e konsullit shqiptar nga Janina. Iasonas Bibos, anëtar i Agimit të Artë dhe kandidat për deputet i Janinës, ka kërkuar dëbimin nga Janina të konsullit shqiptar, Jani Dako. Kërkesa e Bibos vjen në shenjë proteste ndaj deklaratës së kryeministrit Berisha tri ditë më parë.
Reagimi i Bibos vjen pas anulimit të vizitës së ministrit të Jashtëm grek, Avramopulos, në Tiranë, me rastin e festës së Pavarësisë. Gjithashtu, deklaratat e kryeministri Berisha u shoqëruan edhe me zhurmë në politikën dhe shtypin grek, i cili i cilësoi deklaratat antigreke dhe provokuese për marrëdhëniet e brishta Shqipëri-Greqi.
