Deklaratat e forta të ambasadorëve, Zaganjori: Mos eksperimentoni!

Saimir Lleshi
ZAGANJORI DHE LLALLA PER SISTEMIN GJYQESOR - Kryetari i Gjykates se Larte Xhezair Zaganjori dhe Prokurori i Pergjithshem Adriatik Llalla, gjate nje seminari me teme "Gjykimi penal dhe unifikimi i praktikes gjyqesore", ne hotel Tirana. /r/n/r/nZAGANJORI AND LLALLA IN A CONFERENCE - Chairman of the Supreme Court Xhezair Zaganjori and General Prosecutor Adriatik Llalla during a seminar with the theme "criminal trial and unification of jurisprudence", at Hotel Tirana.

Ambasadorët e huaj në Tiranë kanë rritur jo pak dozën e kritikave ndaj sistemit gjyqësor në vend, duke e cilësuar si tërësisht të korruptuar.

Megjithatë, kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori thotë se nuk duhet të eksperimentohet ndaj këtij sistemi për shkak të presionit të momentit.

“Duhet të ishte më gjithëpërfshirës dhe besimi i tij në të gjitha nivelet e gjyqësorit duhet të ishte më i madh. Apeli jonë drejtuar institucioneve shtetërore është se ne kemi nevojë dhe jemi të interesuar për hartimin e një kuadri ligjor e kushtetues, që inkorporon standarde ndërkombëtare në drejtësi dhe adopton modele që kanë treguar se janë të suksesshëm”, tha Zaganjori.

Deklaratat e tij u bënë gjatë fjalës në Konferencën Kombëtare Gjyqësore, ku theksoi se gjyqtarët do të mbështesin forcimin e shtetit ligjor duke kërkuar më shumë përfshirje të gjyqësorit në reformën në drejtësi.

Edhe kryeprokurori Adriatik Llalla tha janë pikërisht këta gjyqtarë dhe prokurorë që kanë hetuar edhe zyrtarë të lartë.

“Sistemi i drejtësisë në vend, si çdo hallkë, nuk është imunizuar nga korrupsioni. Disa raste gjyqtarësh dhe prokurorësh të vënë nën akuzë janë dëshmi e kësaj. Por përgjithësimi nuk është veprimi i duhur. Janë këta prokurorë dhe gjyqtarë që kanë vendosur nën akuza të rënda deputetë dhe po hetojnë zyrtarë të lartë të akuzuar për dëme me vlerë miliona euro”, tha Llalla.

 

Share This Article
1 Comment
  • Sistem drejtesie i korruptuar TERESISHT? Fare, fare, i korruptuar? C’thoni keshtu ore?

    Atehere i bie te jete SHTREMBERUAR KOMPLET drejtesia.

    Mire ambasadoret, po nga shqiptaret a ka mbetur kembe njeriu qe te besoje akoma ke sistemi i drejtesise dhe funksionaret e saj?

    AS EDHE NJE?

    Atehere i bie qe te gjithe ata prokurore, hetues, gjykates qe paguhen me parate e taksapaguesve te pushohen urgjentisht nga puna per paaftesi.

    Atehere i bie qe MIN. E DREJTESISE e mbn gabimisht emrin. T’ja ndryshojme urgjentisht dhe t’ja bejme MIN. E PADREJTESISE. Pike!!!

    Ta leme te talluren dhe te behemi me serioz.

    Ju ambasadore qe na hidhni sot vickla duke ja hedhur fajin sistemit dhe jo funksionareve, duhet t’ju kujtojme, se kemi patur dhe ne dikur nje sistem mjaft funksional drejtesie. Me te metat dhe me te mirat e tij, por ishte SISTEM ama dhe jo PACAVURE.

    Nxirre vetem pak doren o YLL I PASHUAR dhe tridhja koqet shushunjave qe s’jane ne gjendje as te mberthejne kepucet e tyre, jo te kopjojne MODELE TE GATSHME te sistemit te drejtesise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *