Deklaratat e Ramës për studentët, Kryemadhi: Shfaqje teatrale

DITA Online

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një takim me strukturat e Fierit ka komentuar deklaratat e sotme të kryeministrit Edi Rama pas Paktit me Universitetin.

Kryemadhi tha se Rama bëri shfaqje teatrale me monologun e tij, ndërsa shtoi se ai nuk plotësoi asnjë prej kërkesave të studentëve. Kryeministri Rama bëri të ditura sot 11 vendimet e qeverisë për studentët, ku miratoi 4 urdhra.

“Të gjithë e dini situatën, ku studentët shqiptarë kanë qenë për 19 ditë në protesta përballë kryeministrit. Tashmë është një protestë politike, që është apartaike. Shumë studentë nga fieri që janë këtu të pranishëm kanë qenë pjesë e asaj proteste. Studentët shkojnë në një universitet publik pasi pagesat dhe tarifat janë më të ulta. Por qeveria jonë me një kryeministër sharlatan në krye, rriti tarifat e universiteteve provimeve që kjo të bëhet e pamundur. Edhe pse tarifat kanë qenë të larta, familjet shqiptare sakrifikojnë, duke shitur shtëpinë, emigracion. Ajo çka të bën më shumë përshtypje është se sot dëgjonim një konferencë shtypi, një monolog dhe shfaqje teatrale, ku nga njëra anë kishte paralizë faciale, dehe tradhtonte fytyra. Ai thoshte se do të përgjysmojmë tarifat e studentëve. Kryeministër mashtrues dhe grabitës. Kërkon që të grabisë inteligjencën e shqiptarëve duke mashtruar. Ai duhet të ndryshojë ligjin e Arsimit të Lartë. Ky kryeministër ose është i paaftë mendërisht, por mua s’më duket kështu, pasi ai është i aftë që të grabis. ose ai mendon se shqiptarët hanë përshesh. Pjesa më e madhe e juaja, kanë fëmijët studentë. I bëj thirrje anëtarëve të LSI që ta fusin kartën në sirtar apo të hedhin flamurin e kësaj partie, që ti bashkohen protestës. Të gjithë ata që e ndejnë veten të mashtruar, të grabitur, të ofenduar, dhe të shfrytëzuar, t’ju bashkohet studentëve. Jo më datën 7 janar, por edhe grupeve të diasporës që kanë parashikuar që të protestojnë në 28-29 para Kryeministrisë.

v.l/ Dita

Share This Article
6 Comments
  • Jepi moj “doktore e shkencave”, jepi. Me thene te drejten, kur logjikon ti dhe shprehesh, ashtu sic je ne ndergjegjen tende te kalbur, ne, popullit te thjeshte, “na ngjethen mishte”, Ti je nje injorante e pashembellt qe perfiton nga posti i pamerituar politik qe ke. Te vjen sado pak turp ? Aspak. Nuk ka shembull me negativ se sa personaliteti dhe morali yt per nenat shqiptare, te reja apo te moshuara !!

  • Studentet dhe populli ne pergjithesi nuk do perjetonin gjitha keto halle sikur udheheqesit si kjo qe na shet mend dhe doctor killeri me 300 million euro pasuri te vjedhura ti sekuestroheshin dhe te futen ne buxhetin shteteror !

    Pasuria qe u vu me mund dhe gjak u vidhe dhe po vidhet cdo dite qe nga ardhja e demokracise se hajduteve e ende kjo qan hallin e studenteve !?

  • MJERE KJO SHOQERI CFAR I DEGJOJN VESHET NGA KJO FATKEQESI KAQ EPA SJRUPULL
    KJO BAXHLLE QE GENJEN PER NDERSHMERINE NGA MENGJEZI NE MBREMJE PO TURPESI

  • doktoresha plagjiature pa pike turpi si Nafije dybeku rruge me rruge duke u qarravitur, i kane mbetur vetem sharebajgat e leshitdhise ,,,,

  • Lidhen i Nafie Dybekun se do kafshoje njeri.Dhe e bën seriozisht kjo i kanë filluar halucinacionet,gjuan me çizme,tashmë ka filluar edhe te kafshoje.Ka sëmundjen e tërbimit.E tranzicion ku kemi aritur,të bëjë moral edhe Mona bunkeri.Lëri prallat MONAAAA.Tregoji shqiptarëve ku i gjete lekët që ke nje dyzine me apartamente.Ku i gjete lekët qe femijet e tu studiojnë jashtë shtetit.Pse zotëria jote e ka të mundur te ndërtojë vilë në Gjirin e Lapsit dhe qytetarët e thjeshtë shqiptare nuk munden.Ne pronën e kujt e ndërtojë?Ne pronën e Liros!Pastaj dil e gri sallatë.

  • Kjo Nafije Dybeku Plagjiatura e ka kuptuar se e ardhmja politike e saj ka mbaruar dhe po behet gadi te mare ne dorzim nga Kejdi dhembcakallja Haremin veror te Jales qe te kete mundesi ti trajnoje nga afer Naziskinet e Mamurrasit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *