Para dy ditësh në një takim prof. Krzysztof Persak nga Instituti i Kujtesës kombëtare të Polonisë solli në Tiranë përvojën polake në përballjen me të shkuarën komuniste. Kohë më parë në Rumani është proceduar në gjyq një nga xhelatët e kampeve komuniste. Në Poloni, sipas prof K. Persak, paskan shkuar në gjyq 200 të tillë.
Kushdo mund të pyesë: pse i sjell fakte të tilla nga vende që kanë një histori të kriminalizuar njëlloj si e jona? Mos vallë dua të nxis autoritetet e larta kushtetuese të këtij vendi për të pastruar të kaluarën tonë, ndërgjegjen tonë të vrarë nën diktaturë?
Mundet që të jetë dhe kështu. Autoritetet e larta të këtij vendi, sado që duan t’i bëjnë lak përballjes sonë me të kaluarën, nuk kanë për të shpëtuar dot nga një barrë e tillë. Kjo do të ndodhë, në mos sot nesër.
Ajo që më shtyu të rikujtoj faktet më lart, ishte një intervistë me Guro Zenelin, ish-sekretarin e Ramiz Alisë, botuar në gazetën “Sot” të datës 19 nëntor 2015.
Stili i Guro Zenelit risillte praktikat e idolatrisë komuniste. Leximi i kësaj interviste ma përforcoi mendimin se ne duhet të krijojmë struktura të pavarura nga politika dhe të drejtuara me kompetencë profesionale nga specialistë, struktura që ta ndriçojnë të kaluarën në funksion të drejtësisë dhe të vërtetës, jo në funksion të politikës së ditës. Një studim i tillë prej profesionistësh i së kaluarës do t’u vinte fre dhe shfrimeve patetike dhe panegjerike për figurat e larta të udhëheqësve të dikurshëm komunistë që herë pas here shfaqen në shtypin tonë. Me rrëke lëvdatash që u ngjajnë atyre të propagandës së kohës së diktaturës ishte mbushur dhe shkrimi në fjalë i Guro Zenelit.
Nuk mund ta ndalojmë Guro Zenelin që t’i dojë a t’i adhurojë eksponentët e lartë të komunizmit, Ramiz Alinë, Nexhmije Hoxhën e të tjerë. Guro Zeneli është i lirë të adhurojë kë të dojë. Dhe sa të dojë. Por në respekt të së vërtetës së njohur tashmë ndërkombëtarisht, të vërtetës se komunizmi ishte kriminal si sistem, si praktikë, dhe në respekt të atyre që me gjyq e pa gjyq, a me gjyqe të montuara u janë vrarë njerëzit e afërm, Guro Zenelit mund t’i kërkojmë që ta mbajë për vete propagandën tipike komuniste. Ta mbajë në shtëpinë e tij, në xhepin e tij. Ta ndajë me miqtë e tij.
Të tilla epitete për Ramiz Alinë, si: njeri i qeshur, me humor, njerëzor, liberal, me kulturë… dikujt mund t’i ngjallin krupën, të vjellat. Diktatorëve të kallëpit të Ramiz Alisë në asnjë vend të Lindjes nuk u thuren më ditirambe. Këta ish-diktatorë komunistë me monografi shkencore, me studime arkivash, me prova, me dëshmi të instituteve të specializuara kanë dalë para gjyqit të historisë.
Guroja, besnik i zanatit të vjetër, si në atë vargun “Deri ne dek besnik ke s’thohet”, i ngre në sipërore absolute lavdet për të venë e diktatorit Hoxha: “figura më e lartë e të gjitha grave…”. “Nexhmija nuk vret njeri”. Çudi me këtë Guron tonë! Ramizi i shquar për “shaka e për bujari”, Nexhmija nuk vraka njeri, atëherë vjen pyetja: kush i vrau nën diktaturë djemtë e Shqipërisë? Duhet të jesh Guro që t’i kesh mbyllur sytë me të dy duart e të mos shohësh ç’ka ndodhur, ose t’i kesh zënë veshët që të mos e kesh dëgjuar atë që lufta e klasave është ligj i zhvillimit të historisë… T’i bjemë armikut të klasës…
Kush i leu duart me gjak armiku?
Në intervistën e Guro Zenelit ka një fajtor, ky është Ismail Kadareja. Ai, sipas Guros, dikur i përulej Nexhmijes, etj etj… Guroja vazhdon avazin e Mukës, të bardhën e bën të zezë, dhe katranin e zbardhëllon. Kadareja më 1980 bëri “Pallatin e ëndrrave”. E shkroi dhe botoi këtu në Shqipëri. Me atë roman, me gjuhën e artit, ai ua tha mu në fytyrë të vërtetën kriminelëve të tipit Nexhmije e Ramiz etj.
Mllef i vjetër ky i komunistëve me shkrimtarët. Veç sot në favor të shkrimtarëve flasin arkivat. Libri “Kadare i denoncuar” fakton sesi përndiqeshin shkrimtarët nga partia, nga Sigurimi. Kallëzohej Kadareja, por përgjoheshin deri dhe letrarët e Laçit, të Librazhdit, të Lushnjes. Përndiqej teatri, filmi, poezia… Raqi Iftica, R. Kolli, K. Hazbiu, M. Myftiu, R. Marko, R. Madhi, ky nëndrejtor i Institutit të Nexhmijes, dërgojnë raporte pas raportesh te shef Ramizi e te shefi i shefave komunistë. Në këto dokumente thuhet e zeza mbi të bardhë kush ka qenë i përndjekur dhe prej kujt.
Nuk janë lëpirë të gjithë shkrimtarët, jo të gjithë kanë rënë në gjunjë, siç thotë sot Guroja në zbatim të porosive të shefes së tij. Si duket, zbulimi i këtyre dokumenteve dikujt i paska djegur shumë. Ndaj na është ndërsyer Guroja kundër shkrimtarëve. Arkivat thonë se këta letrarë me këmbët në ujë, mbledhur në klubet e vatrat e mjera të kulturës e trembnin diktaturën me bisedat, me vjershat e me prozën e tyre. Sipas dokumenteve të librit të Dashnor Kaloçit këta letrarë ishin nën mbikëqyrje të dyfishtë, të partisë e të sigurimit. Disa nga ata e paguan me burg, me internim, me pushkatim pasionin e tyre, marrjen me letërsi.
Të tilla intervista, si kjo e Guro Zenelit, janë tallje me intelektin njerëzor, me vuajtjet e të tjerëve. Duhet të jesh shumë fatkeq, një i gjymtuar në mënyrë të pariparueshme, kur dhe mbas një çerek shekulli shpirtërisht ke mbetur ende i pranguar në burgun e madh të asaj që dikur ishte diktatura shqiptare.

Te lumte z. Bejko .
Sa keq more ,Sadik Bejko , që nuk paskan ditur zgjuarsinë tënde . Na paskan marr më qafë. Po e cuditëshme është dhe fakti ,se edhe tani nuk t’a ditkan zgjuarësinë e mencurinë. Si ti dhe disa të tjer flisni vetem për vrasje në atë kohë,po harroni të thoni dy fjalë për vrasjet në këtë kohë. Harron të shkruash një herë për ato vrasjet në 1997, për ato dy bombat që Saliu dergoi kundra vllezërve tuaj në jug. Po ke harruar te shkruash për dy pilotët që nuk gjuajtën popullin apo të helmonin popullin se kështu i donte bytha Sali Berishës vetëm e vetëm të mbante pushtetin. Nuk ke shkruar për ato punë kolosale qe u bën në atë kohe kur udhëhiqte partia e Ramiz Alis , e të shkruash për shkatërrimin që i bëri vendit partia Demokratike e Sali Berishes. Populli tani di të ndai e vlerësoi periuhat pavarsisht nga emri që kanë. Ndaj behu realist. Të vjen keq se paskan cuar Ismail Kadaren në fshat ? Pse mos te shkonte? Po ata kuadro që shkuan në fshatra ,në malsi ,pranë lumenjve që ndërtuan hidocentralet vallë mos ishin më të keq se Ismaili? I ke parë fshatrat sot si janë katandisur ,e fshatari thot se në atë kohë jetonim më mirë. Kishim dyqanin, doktorin,vatrën e kultures ku lexonin Ismailin tend e ty bashk ? Shaje Ramizin, Nexhmien ,po thuaj të vërtetën se ju ishit ata që u rrinit prapa bythes e jo populli i thjesht. Ju i benit thirrje popullit të duartrokisnim për ata udhëheqes…. Nuk është nevoja të pëmend shkrimet e Ismailit me shokë që ne brezi më i ri të përqafonim ato ideale. Shruaj për të vraret e Gerdecit,shkruaj pë 4 të vrarët e 21 janarit,shkruaj për të ngujuarit,shkruaj për vilat e Saliut, Ramës ,Ilirit e sa e sa t tjerëve politikan qe u gdhinë pa brekë e u ngrysën me miliona…….. Se c’ishte c,beri socializmi për shqipërinë e di populli shumë mire !
Polonia, Hungaria etj bene dekomunistizim. Denuan ato qe bene krime dhe larguan nga postet shteterore e politike ME LIGJ ato qe kryen krime e ushtruan poste ne komunizem. Biles, Polonia as pension nuk i jep te plote atyre qe kane qene ne poste ne komunizem. Dhe shpetuan keto vende, u ndane nga e kaluara e shohin para. Ne vazhdojme mos kemi dekomunistizim te politikes dhe administrates shteterore dhe jemi ketu ku jemi. Akoma 25 vjet pas 1990 qeverisemi nga kukullat e dhjetorit-90 qe qepi Ramizi me Nexhmijen.
Sokrati eshte pseudonimi i Guros.
Nuk pritet prej Sadik Bejkos qe te gjykoje drejt sakrificat dhe veprat e krijuara nga populli gjate viteve te Pushtetit Popullor. Arsyeja:
E ka shpirtin plot vrer dhe te shemtuar, sic edhe e ka fytyren: – te shemtuar dhe te ngjyer me vrerin e shpirtit.
Eh, mor Sadik Bejko, sille e përdridhe dhe përfundon te Ismail Kadareja, madje edhe kur është fjala për dokomunistizimin!
Shqiptari qe i mbijetoi diktatures eshte si qeni.E sheh ne sy udheheqesin per te kuptuar nese do ti hedhe ndonje kocke;do t`ja nderseje armikut te klases,apo do t`i gjuaje me gure.E kuptuan,qe Ramiz Alia nuk ja ben as njeren,as tjetren dhe vazhdojne te lehin.Po c`keni mor zagare qe i lehni Ramizit,apo se ju nxorri ne pension pa ju perdorur si ai tjetri?Nuk ju mjaftoi Enveri?Nuk ju mjaftoi Shpellari?
ky bejko ben pjese ne ata qe shkaterruan shqiperine gjoja ne luften kunder komunizmit.kjo nuk eshte e vertete ata e shkaterruan shqiperine per interesat e tyre personale.
ENVER HOXHA AKOMA MBAHET SI HERO I POPULLIT ME VENDIM TE KUVENDIT POPULLOR DHE KLASA JONE POLITIKE NUK KUJTOHET AKOMA TE HEQE DHE TE SHUAJE ME BOJE TE ZEZE KETE TITULL TE TURPIT DHE REZILIT TE SHQYPNISE NE SYTE E BOTES DEMOKRATIKE.
Pse keshtu? Kete pyetje do te bente nje njeri fare normal qe e sheh Shqypnine si nje vend qe kerkon te antarsohet ne BE-ne Demokratike dhe Antikomuniste.
Sali Berisha megjithese kishte hedhur persiper lekuren e deles antikomuniste asnjehere nuk u kujtua as si President dhe as si Kryeminister qe te merrte nje vendim te tille elementar per t’i treguar Botes se shqyptaret po behen si te gjitha popujt e Evropes Lindore persa i perket te kaluares se tyre komuniste, megjithese regjimi i Enver Hoxhes ishte me katili dhe me i egri ne te gjithe Lindjen Komuniste. Pse keshtu?
Fatos Nano e kishte mendjen vetem per te vjedhur dhe per te bere dallavera dhe allishverishe dhe duke patur parasysh qe kishte punuar si ndihmes i Nexhmije Hoxhes ne Institutin e PPSH, eshte e kote qe te pyesim: Pse keshtu:
Ilir Meta i njohur si Like Floriri ose si Mbreti i Ryshfetit dhe Korrupsionit ne vendin tone i con ministrat dhe deputetet e tij te bejne homazhe me fotografine e Enverit ne dore, me shall te kuq ne qafe dhe me grushtin bolshevik larte mbi koke. A ja vlen te pyesesh per kete VEMJE rryshfeti qe e perdor enverizmin vetem per te vjedhur Arken e Shtetit, pse si Kryetar Parlamenti nuk ndermerr nje nisme ligjore per t’i hequr titullin e turpit dhe te rezilit te Diktatorit Gjakatar Enver Hoxha? Me siguri qe nuk ja vlen kur shikon qe LSI-ne e tij e ka mbushur plot me ish spiune te Sigurimit te shtetit dhe Prokurore gjakatare te Enver Hoxhes.
PO EDI RAMA?
Gjatoshin Kryeminister po e shikojme te heshte per kete ceshtje qe popujt e tjere te Evropes Lindore e kane zgjidhur shume kohe me pare, por heshtja e Edi Rames i kalon kufijte e vetpermbajtjes dhe kur shkoi ne gjermani per te kerkuar LEKA borxh tek Merkeli kerkoi falje para gjermaneve per krimet e komunizmit, por me te mberritur ne Rinas hodhi LEKAT e buxhetit badiava per te festuar me buje bolshevike 29 nentorin e ZI jugosllav qe mbolli MURTAJEN e Morrit te Kuq ne vendin tone.
Ne vendet ish komuniste te Evropes Lindore jo vetem qe jane denuar dhe ndeshkuar nga Drejtesia Xhelatet Komuniste per krimet e tyre makaber ndaj popullates, por familjeve dhe pinjolleve te tyre me vendim te posacem te Parlamentit u eshte ndaluar te mbajne poste ne administraten shteterore dhe te fitojne tendera publike ne bizneset e tyre private. Ne keto vende datat e ZEZA te historise komuniste jane shuar nga kalendari i festave zyrtare, nderkohe qe ne vendin tone akoma Presidente, Kryeministra, ministra dhe deputete shkojne dhe bejne homazhe ne keto data te ZEZA me fotografine e Enverit ne dore.
PSE KESHTU?
Ne nje mendje me Sokrati , Andre ,Gjinoja dhe petraq . Ne veshtrimin tim antikomunizmi shqiptar ka qene shkaterrim dhe jo ndertim,ka qene grabitje dhe vrasje,ka qene pervehtesim i djerses dhe i pasurise se madhe qe krijuan shqiptaret per shume vite.Komunizmi ka pasur dhe ekstreme por antikomunizmi ka qene fatalisht shkaterrues,grabites dhe liri ekstreme per llapaqenerine antishqiptare e antikombetare pa din e pa iman. PSE E PAKET JU DUKET QE SOT 4 PERQIND E SHQIPTAREVE KANE PASURI SA GJITHE SHQIPTARET E TJERE ? E TE TJERA ,E TE TJERA… TUNG !
Ti me kenaq me gjuhen e se vertetes o Pellumb djali ? Por ke harruar te thuash se antikomunisteve pasurine e gjithe shqiptareve ja u la babai ! Babai or babai ! .Mos ja u ha hakun .Respekt
bravo komiti 3 .Enver gjirokastra krijoi shume pasuri ceshte e verteta. Rri ne bithe e flasim drejt.
Respekt Tartuf ! Me pelqen kthesa juaj drejt realizmit.Me mire vone se kurre.Pershendetje nga nje mik i yti komunisto-antikomunist.
Ti kapteri i bunkerit duhet te shtoshe ne komentin tend,per ta kompletuar komentin ,,, dhe keto,,, mbeturinat bashipozuke komuniste,qe u kthyen ne
antikomunizem,qene fatale per popullin fatkeq shqiptar. Origjina e kesaj
bashipozukerije komuniste pa vlera demokratike,,, nuk munde te bjere kurre
liri dhe demokraci ne nje popull por vetem barbarizem vjedhje dhe mashtrim.
Me nje fjale, ky z. Bejko thote se ata qe kane mendime te tjera per periudhen 1945-1990 duhet t’i detyrojme te heshtin, e shumta t’i lejojme te flasin ne dhomat e tyre te gjumit ose ne kuzhine. Ndersa, te gjithe ata, si Bejko, duhet te flasin pa pushim, duke thene te verteta dhe mashtrime pa fund, shpifje dhe trillime unlimited. Guro Zeneli nuk ka bere as analizen e te shkuares dhe as ka shkruar historine e 45 viteve. Ai, thjesht, ka thene disa gjera qe i ka pare me syte e tij. Bejko kerkon t’ia mbylle gojen Guros. Une mendoj se Bejko dhe gjithe skota e tyre kane nje keqkuptim te madh me historine: Ndonese flasin per ” sistem demokratik ” dhe ” liri fjale dhe opinioni ” besojne se pas 1990 ka ardhur koha qe t’iu qepet goja gjithe te tjereve pervec atyre qe e paten pesuar nga regjimi i 1945-1990. Kjo do te thote se Bejko dhe shoket e tij nuk kane aspak moral me te larte dhe as me te paster se ata qe iu paten mbyllur gojet kundershtareve politike nga 1945-1990. Pra, Bejko dhe shoket e tij do te kishin dashur qe ne Shqiperi te vendosej nje sistem i kundert me ate ” komunist ” por qe te ishte edhe ai diktatorial dhe, keshtu, ne te degjonim dhe lexonim vetem kakarisjet e Bejkove. Ky moskuptim i historise i ben Bejkot qesharake dhe te neveritshem.
me vjen mire qe dikush konsulton dike<> ti mbaje per ne shpi ose per miq idete e tij…dhe per vete idete anti komuniste ti hedhe hapur ne media…ky po eshte mendim …keto mesuat 25 vjetet e fundit…Te ndertosh nje kuti betoni dhe te blesh nje rangalle makine te punosh 12 ore per nje kafshate buke, te paguash taksa dhe mos marresh asnje sherbim nga shteti, i humbur dhe pa te drejta, te ferkojne krahet kur vjen ora e votimeve dhe pastaj te pastrojne xhepat..arsimi mos me keq, mjekesia nuk behet llaf…etj.. do lodheni duke lexuar po te vazhdoj te shkruaj…keto po jane me mire se rregjimi socialist..hallall..dhe une neser do behem anti socialist..komunist si te doni…suksese ne 25 vjecarin e dyte te <>!!!
Zoti komentues : Une “Sokrati ” nuk jam pseudonimi i Guro Zenelit.Madje Guron nuk e njoh fare. Di qe ka qen gazetar,po jo sekretari Ramiz Aliz. Po mendoj se kam then nje te vertet.
mendimet ne artikullin me siper jane demode . dekomunistizimi u ka ngelur mendja , ku behet fjale per komunizem sot more, duket sikur kerkoni te beni lufte me mullinjte e eres . z.guro eshte avukat i te majtes , z. sadik eshte avukat i te djathtes. te dyve u ka perenduar djelli. jetojme kohe te tjera , jeta ka te tjera ceshtje ne rendin e dites . sistemet qe mbrojne te dy kane deshtuar, kohet e reja duan njerez te rinj .ju te dyve pleqeri te mbare.