Arrestohet shoferi i FNSH-së, Ardian Loci, i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.
Policia e Shkodrës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative bëri të mundur kapjen e 48 vjeçarit, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër.
“Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim nr. 243, datë 21.06.2019 e ka denuar me 1 vit e 10 muaj burg, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”njofton policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.
Shoferi i FNSH, Ardian Loci, akuzohet se dekonspiroi aksionet e policisë për asgjësimin e bimëve narkotike në Dukagjin. Në operacionin e koduar “Early Spring” me 28 shkurt 2017 u arrestuan 27 persona.
Plot 31.386 rrënjë kanabis u asgjesuan nga policia e Shkodrës në 166 parcela përmes 28 aksioneve të ndryshme gjatë periudhës 28 qershor-28 shtator 2016.
o.j/dita
