Dekonspiruan operacione dhe ndihmuan porositës vrasjesh, 3 ish oficerë policie në Elbasan janë nën hetim

Rovena Cerka

Tre ish-oficerë të lartë të Policisë së Elbasanit po hetohen nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat për dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Ata dyshohen të kenë dekonspiruar disa operacione dhe të kenë ndihmuar porositësit e dy vrasjeve të ndodhura në vitin 2020, po në këtë qark.

Mësohet se behet fjalë për ekzekutimin e Emiljano Ramazanit dhe mikut të tij Regis Runajt.

Tre ish-oficerët e policisë që gjatë vitit të kaluar kanë qenë me detyrë në Policinë e Elbasanit dyshohet të kenë përfituar një sasi lekësh nga urdhëruesit e këtyre dy ngjarjeve.

Tashmë, çështja ndaj tyre është është referuar në Prokurorinë e Elbasanit për hetime të mëtejshme.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *