Dekoratat dhe një merhum President

redaktor

Pata fatin që bashkë me disa veteranë, pasardhës, pensionistë shkodranë të marr pjesë në kremtimin e festës së 70 vjetorit të çlirimit pranë Shkollës së Bashkuar ‘Enver Hoxha’, sot Akademia Skënderbeu. Kujtuam rininë tonë në atë shkollë ku mësuam artin ushtarak etj. Pamë kuadrot e forcave të armatosura, të rinj e të reja si pëllumba, djem e vajza azgane që prisnin merhum Presidentin. Gjatë kësaj pritjeje takova mikun e dashur Selim Pirën, që në gjoksin e tij kishte vendosur mbi 15 dekorata. U gëzova shumë se kisha kohë që nuk e kisha parë. Pas disa minutash pranë nesh vjen një burrë mjafti i lezetshëm. Nuk e njoha. I them:- Kush jeni ju? – Pse nuk më njeh?- thotë,- ne jemi miq. – Jo,- i them. – Jam Ylli Shtylla. I kërkova falje. I thashë se unë kam vite që jetoj në qytetin e Shkodrës. U ul aty pranë nesh. Selim Pira e dinte historinë e anulimit të dekoratës së babait të tij Medar Shtyllës. Kurioziteti më shtyu ta pyes doktor Yllin. – Po,- thotë, – është e vërtetë, unë dhe motra u gëzuam shumë që u kujtuan pas disa vjetëve për babanë tim, por nuk e dija se kjo ishte një lojë e ndyrë e Presidentit, megjithatë shkova me dyshim. Shkova në Pallatin e Brigadave, shoh aty disa nga pinjollët e ballistëve, me të cilët im atë i kishte qëruar hesapet gjatë luftës. Papritur më thërrasin. Dola në korridor, një burrë i panjohur më thotë se është bërë një gabim teknik për dekorimin e babait tuaj, dhe nuk do ta japim sot. Unë u nevrikosa, pra dyshimi më doli realitet. Me shaka Selim Pira thotë se ‘babai yt i ka marrë dekoratat me kohë dhe s’ka nevojë ta dekorojë Presidenti i PD-së’. Por Presidenti merhum ka dekoruar “patriot” Safet Butkën, që njihet si terrorist në zonën e Kolonjës.

Djali i një familje me tradita të thella patriotike që në çdo etapë të historisë i ka dhënë më shumë se kushdo kontribut atdheut, të mos vlerësohet nga një President partiak dhe me të drejtë shumë autorë në media e quajnë merhum, dallkauk, pizeveng etj. Nuk e dimë se ku Presidenti që duket si thëngjilli i mbuluar që në çaste historike të djeg shumë, është mirë që të largohet e të shkojë pranë PD-së, aty le të bëjë histori. Deri tani nuk kam dëgjuar nga populli e mediat që të jetë përbuzur kaq shumë ndonjë President sa B.Nishani.

 

Letër e nënshkruar

Eqerem Kajo

Share This Article
1 Comment
  • E kush ta qërojê nishan marionetên? Rama? Kurrë! Nuk ka vendosmëri ? Majtistë oportunistë vishuni me fustan? Tung!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *