Dekorimi i ambasadores greke, Shoqata Çamëria: Titull që shpërdorohet

J L

Shoqata Çamëria ka reaguar në lidhje me dekorimin e ambasadores greke në Shqipëri Eleni Sourani me titullin “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”.

Kjo shoqatë shprehet se Sourani nuk mund të dekorohet me këtë titull, pasi ajo shpesh herë ka përdhosur vuajtjet e komunitetit çam, si dhe ka minuar bashkëjetesën mes dy vendeve.

Deklarata e Shoqatës Çamëria:

Ndoqëm sot me habi dhe zemërim të ligjshëm ceremoninë e dekorimit të ambasadores greke në Tiranë, Eleni Sourani, me titullin “Kalorës i Urdhërit të Skenderbeut”

Është për t’u vajtuar se si Kalorësja e Urdhërit të Skenderbeut, do luftojë kundër Ligjit të Luftës që vendi i saj Greqia, mban paturpësisht me vendin e Skenderbeut.

Nuk dimë për cilat merita të veçanta dekorohet një individ i cili ka bërë të pamundurën të minojë bashkëjetesën midis shqiptarëve dhe minoritarëve, siç ishte rasti i Kacifas. Kur ka kërkuar heqjen e pllakës së Çamërisë nga sheshi Skënderbej, kur ka mohuar e përdhosur vuajtjet e këtij komuniteti duke i njehsuar si palë me nazizmin gjerman, e në të gjitha rastet e tjera kur ka patur rol thjesht luftënxitës në problemet delikate e ende të pazgjidhura mes dy vendeve?

Nuk i dimë meritat e kësaj kalorëseje të Skënderbeut, kur dhjetra pleq çam kthehen në kufi e u grisen pasaportat Shqiptare, sepse kanë të shënuar vendlindjen e tyre Filat, Margëlliç, Paramithi, Arpic, Volë , Pargë, Artë, Gumenic, Janinë, Prevezë, etj

Presidenti, i cili shpesh i referohet figurave historike, duhet të dijë mirë të bëjë dallimin mes Mic Sokolit e Esat Toptanit, e të tërheqë me urgjencë një titull i cili po shpërdorohet, sepse nuk ka asnjë arsye ti jepet këtij individi. Si përfaqësues i Unitetit të Kombit, do ti duhej që përpara se të shpërndante titujt te kjo kategori individesh, ti referohej historisë shqiptare e të kishte ndjeshmërinë e vuajtjeve dhe persekutimit të komunitetit të shqiptarëve të Çamërisë, sepse nuk vlen të duash veç malet e pyjet, po mbi të gjitha lipset të respektosh shqiptarët e të sillesh me dinjitet e reciprocitet në raport me fqinjin.

j.l./ dita

Share This Article
6 Comments
  • Ambasadorja greke mbron ne menyre agresive interesat e Greqise ne dem te Shqiperise dhe Hesat Toptani i diteve tone, fatkeqesisht ne presidencen Shqiptare, mbron interesat e gerqise pra dhe interesat e veta personale.

  • Like Floriri është Spiun tradhëtar i Grekut, ky plehrë që quhet President është i shitur kokë e këmbë në greku , Sali Mut Berisha i shitur Kokë e këmbë në sërbi, Edvin Gallof Rama kokë e këmbë në Turku.
    Të gjithë këta janë LLUMI I KOMBIT SHQIPTAR.
    MJERË SHQIPËRIA ME KËTA PLEHËRA.

  • Mire e the njeri te serbi njeri te greku dhe tjetri te turku.Tre vendet qe historikisht kane patur qellim shfarosjen e shqiptareve.

  • SHPAÇ e gjeti rastin për të nxjerrë një zë. Mirë bëri që e nxorri këtë ZË, por zëri është i vakët, i zbetë dhe i trembur, i dalë nga një gurmaz i ngushtë që mezi del për tu dëgjuar. Ju zotërinj, kollovarë tek mashtrimet për përfitime, nuk keni arritur të dëgjoni zërat e trishtuar, tashmë të ish atyre banorëve që ortodoksia dhe perëndimi i u bënë gjëmën, i vranë, i dhunuan, i përdhunuan, i dogjën nëpër furra, i çpronësuar dhe në fund i dëbuan dhunshëm. Më pas ranë në heshtje vuajtjet dhe gjenocidi ndaj tyre.
    Ju ruani herë pas here ndonjë “qokë”, gjithnjë në të mirë të vrasësve të prindërve dhe gjyshërve tuaj, që me zell të madh u a bëjnë disa pushtetarë shqiptarë, për të dalë nga bodrumi dhe me zë të mekur bëni sikur mbroni dhe luftoni për kauzën e”Çështjes Çame dhe gjenocidit grek ndaj tyre”. Ju i trembeni të vërtetës së madhe, ju nuk keni arritur që nga viti 2004 e këndej të dilni në ballë të “çështjes”, por jeni kthyer në oborrtarë dhe njerëz me meditje të atyre matanë kufirit dhe këtyre këndej kufirit, kjo sepse u shndërruat në satelit të një partie të krijuar si fantazmë me dukje në mbrojtje të asaj çështjeje, por faktikisht e krijuar për ta lënë në heshtje atë çështje, ashtu siç e lanë nga 1946 deri në 1991.
    Dekorimi i presidentit në favor të përfaqësuesit të shtetit vrasës të shqiptarëve , jo vetën të çamëve, që nga 1912 e në vazhdim, nuk është rastësi, por e koordinuar me kërkesat e turpshme që ai shtet kërkon nënështrimin e shtetit shqiptar. Kërkohet rehabilitim i kacifacit, kërkohet që minoriteti grek këtu të bëhet primar, të zaptojë jo vetëm kishat, të cilat i ka zaptuar, të mbushi jugun tonë me hapësira varresh të heronjëve të helenizmit, por edhe drejtimin e shtetit, të zaptojë trojet që i ëndërron me Megalloidenë. Dhe këto përpiqet ti arrijë në të gjitha format, edhe me këto dekorime, të cilat më shumë janë falënderime për përfitimet personale të një grup njerëzish mercenarë, të cilët janë dekoruar, mbushur valixhet dhe thasët me dhurata, simbol i kapjes dhe njëherazi akt i tradhëtisë kombëtare.
    Ju të shoqatës së venitur çame, jeni bërë për t’ju vajtuar bashkë me disa titullarë esadistë të kohës sonë.
    Mos harroni. Shqipëria etnike është e gjallë dhe as blihet e as shitet ë, as nga ju dhe as nga dhëmbët dhe hekurat që kërcasin nëpër media e sallonet e kohës..
    Arbëror Epiroti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *